Shqipëria zë vendin më të lartë për konsumimin e kokainës më shumë se çdo vend tjetër në botë në raport me numrin e popullsisë, kjo edhe për shkak se vendi ynë është një rrugë e rëndësishme e trafikut të drogës afgane.
Një fakt i tillë është publikuar nga The Economist përmes një video të publikuar, ndërsa thekson se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re.
Ndërkohë, kartelet e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliard dollarë në vit.
Ndërkaq, bëhet me dije se prodhimi dhe furnizimi global i llojit të kokainës është në rritje.
“Rreth 18 milionë njerëz e përdorin atë në të gjithë globin dhe bota online e ka bërë atë më të aksesueshme më shumë se kurrë më parë”,- citohet nga materiali video.
Gjithashtu, theksohet se Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsumuesit më të mëdhenj. Por përqindja e konsumimit të drogës në Shqipëri është më e lartë se në çdo vend tjetër, kjo edhe për shkak se është një rrugë e rëndësishme e trafikut të kokainës Afgane.
Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës së Jugut. Kolumbia është e 34-ta në rënditje për konsum, por është gjithashtu prodhues dhe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës në botë. 1kg në xhunglat e Kolumbisë shkon rreth 2200 dollarë, ndërsa në Meksikë arrin 12-16 mijë dollarë. Ndërsa në Europë shkon 53-55 mijë dollarë 1.kg. Bandat e krimit të organizuara po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë. Gjithashtu edhe linjat/rrugët e vjetra të kanabisit po përdoren për transport kokaine.
Si, p.sh, brigjet e Gjibraltarait, të cilat vitin e kaluar trafikuan 300% me shumë. Për këtë përdoren edhe metoda si ato me nëndetëse të ndërtuara në mënyrë gjysmë artizanale, siç ishte rasti i nëndetëses që transportonte 7.7 ton kokainë nga Kolumbia në Amerikën Qëndrore dhe Meksikë. Tashmë trafikantët kanë qasje edhe në sistemet e monitorimit në mënyrë që t’i shmnagen detektimit të tyre. Masat globale janë rritur, por gjithashtu është rritur edhe prodhimi global i drogës. Amerika shpenzon 40 milionë dollarë çdo vit në luftën kundër drogës, ku ndalohen rreth 1.5 milionë qytetar, nje e treta e të cilëve burgosen. Por ligjet e forta kundër drogës po ndikojnë në mënyrë jo të barabartë tek të varfërit.
Toleranca zero ndaj drogës ka ndikuar pak në varësinë ndaj saj, ku niveli i overdozave është më i larti në botë. Një rrjet i errët i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, përdorin tani Ëebin për të blerë dhe shitur drogë në mënyrë të fshehur, duke e bërë luftën ndaj drogës të vëshitirë për autoritet të cilat nuk mund t’a fitojnë luftën.
Post Top Ad
Your Ad Spot
Friday, August 24, 2018
Home
Aktualiet
LAJME
Sociale
Shqipëria thyen rekord në botë për konsumimin e kokainës, ja çfarë thonë statistikat
Shqipëria thyen rekord në botë për konsumimin e kokainës, ja çfarë thonë statistikat
Tags
Aktualiet#
LAJME#
Sociale#
Share This
About Telegraf Albania News
Sociale
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment