Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, April 21, 2021

Mundet dot Edi Rama të blej një emigrant me 50 euro?

Qeveria Rama ka marrë një vendim të rrezikshëm në zgjedhjet që do të zhvillohen me 25 prill.  Me anë të Komitetit Teknik të Ekspertëve ka ndaluar emigrantët shqiptar të marrin pjesë në votime. Sipas tyre ata duhet të karantinohen për të paktën 15 ditë. Në pikën e kontrollit doganorë emigrantët të Greqisë, Maqedonisë së Veriut etj, do të hasin disa procedura shtesë për shkak të masave anti-covid.

Mirëpo përse ka frikë Edi Rama nga emigrantët?



Pas skandalit me patronazhistët, ku të dhënat personale të çdo qytetari shqiptar ishin në sistemin e partisë Socialiste, duke filluar nga numri i tel, ID, bindjet politike etj, ka bërë që kryeministri të këtë makth emigrantët.

Edi Rama ka frikë, sepse ai nuk mund ti përgjoj dot emigrantët. Nuk mund ti blej dot me 50 euro, apo me një thes miell si në Berat.  E në këtë pikë e gjithë Rilindja ndihet e pafuqishme ndaj emigrantëve. 

Shifrat e infektimit e COVID-19 kanë ardhur duke u ulur në Shqipëri, po ashtu edhe në Greqi dhe Maqedoni. Arsyeja e bllokimit është e thjesht. Shumica e emigrantëve në Greqi votojnë në zonat më të zjarrta politike, si Elbasan, Gjirokastër, Fier, Korçë, Vlorë etj.

Sipas shifrave janë 600 mijë qytetarë që jetojnë në Greqi, sigurisht jo të gjithë do të votojnë kundër PS, por nga sondazhet e Rilindjes del se emigrantët janë të pakënaqur me qeverisjen e Ramës. E nëse mbani mend mijëra emigrant u torturuan nga qeveria Rama duke i mbajtur të bllokuar në Kakavijë, pa ujë, e pa ushqime.

Propaganda e kryeministrit nuk funksion me emigrantët, sepse ishte i njëjti Ed Ramë që mburrej tetë vite më parë me emigrantët dhe u premtonte në Athinë se do vinte në jetë votimin elektronik për ata, sot i ndalon të shkelin në tokën e tyre dhe i fut në karantinë për të mos votuar. Rreth 10 shoqata shqiptarësh në Greqi kanë reaguar dje për aktin e rëndë të qeverisë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare. Në mënyrë të qartë, shoqatat e quajnë vendimin e Komitetit të Ekspertëve (Qeverisë) një diskriminim ndaj tyre. Gjithashtu e cilësojnë dhe si një diskriminim ndaj besimtarëve ortodoksë, të cilët këto ditë festojnë dhe Pashkët. Për të rrëzuar vendimin e turpshëm të qeverisë, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje nga Gjykata Administrative pezullimin e vendimit dhe mos ndëshkimin e shqiptarëve. Mijëra emigrantë në rrjetet sociale kanë shprehur indinjatë për aktin e qeverisë dhe deklarojnë se do të vijnë edhe më shumë më 25 prill, vetëm për të ndëshkuar këtë mazhorancës që i trajtojnë si kafshë në kufi dhe nuk u njeh asnjë të drejtë si qytetarë të këtij vendi.

 Ndaj duhet që shqiptarët ti japë votë ndëshkuese kryeministrit me 25 prill.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot