Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 30, 2017

Historia e lindjes së qytetit Përrenjas. Lidhja me një nga betejat tragjike të Skënderbeut

Historia e krijimit të qytetit të Prrenjasit daton shumë kohë më parë.

Kështu në periudhën e luftërave shqiptaro-turke, fusha ku ngrihet qyteti i Prrenjasit quhej fusha e Torviollit. Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, para se të nisej në betejë (betejë e cila në histori njihet si beteja e Torviollit) kundër turqve porositi luftëtarët e tij, duke u thëne se këtë betejë duhet ta fitojnë me domosdo, nga ku më vonë fusha e Torviollit u njoh me emrin “Fusha e Domosdovës”.

 Historia ka lënë gjurmë të rëndësishme  në këtë trevë, duke shënuar bëma e ngjarje të medha me dimensione të forta historike.Emri i qytetit të Prrenjasit ka lidhje pikërisht me të njëjtën betejë, të cilën 

Skënderbeu e fitoi, por pati humbje të mëdha në njerëz si nga pala turke ashtu dhe nga ajo shqiptare. Nga gojëdhënat thuhet se janë vrarë aq shumë luftëtarë sa gjaku i tyre rridhte si përrenj. Pikërisht nga kjo gojëdhënë, pas luftës nacionale çlirimtare, kur u krijua ky qytet vendosën të quhet Prrenjas.

Fusha e Domosdovës dhe zonat përreth saj kanë pasuri të shumta minerare e për këtë fakt u vendos që në këtë zonë të ndërtohej qyteti i ri i Përrenjasit. Pozita gjeografike, konfiguracioni i relievit, lartësia  mbi nivelin e detit ka mundësuar natyrën kontinentale te klimës e cila duket në dimrin e ftohtë e të lagësht dhe në verën e shkurtër, të nxehtë e të thatë.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot