Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, July 20, 2020

Vazhdon skandali i Bashkisë Prrenjas, banorët e Rrajcës letër Edi Ramës: Reago kryeministër!


Telegraf Albania ka ndejkur prej kohësh ceshtjen e tokave të Rrajcës që janë zaptuar ilegalisht nga pushtetarët në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas, kjo e vërtetuar nga banorët e zonën.

Edhe pse herë pas herë kemi bërë thirrje për ndërgjegjësim të institucioneve ligjore për këto skandale askush nuk ka reaguar madje përkundrazi dëmi po vazhdon të bëhet më I madh.


Duke filluar tek një kompani fantazëm që supozohet është gjermane ka zaptuar tokat e banorve me dhunë duke u treguar një copë letër teksa shkruhej sa ka urdhër nga Ministria e Mjedisit. Me këtë justifikim kjo kompani që as roja që e ruante nga “keqberësit” nuk e dinte emrin e saj, ka lënë fshatarët atje pa kullota pasi tani pretendon se eshtë toka e saj.


Jo më shumë se pak muaj, një firmë e rregullt e Bashkisë Prrenjas, në bashkëpunim me kryetarin vazhduan të zgjeronin gamën e skandalit, duke akorduar një tendër për fshatin ku do të përfshihej, kanalizimet e ujit të pijshëm edhe vaditës.



MADJE ADMISTRATORI MALIQ ALLA DHE SHEFI KADASTRES SHEFKI HALILI DHE KRYEPLAKU RAMAZAN MIFTARI BASHKEPUNTORET PER PRISHJEN E KANALIT VADITES 300 TREQIND VJECAR.




Por në fakt nuk ndodhi ashtu, firma TREMA, ka prishur pasurite kulturore prej më shumë se 300 vjecare të zonës të cilat do ti ndiqni ne videon e meposhtme.

Jo më larg se dje përsëri Bashkia Prrenjas se bashku me në krye Nure Belben rane pre e abuzimit duke shpërdoruar fondet prej një shifër rreth 100 milion lekësh, për sherbime të bashkise edhe në të vërtetë keto leke janë futur padashje me qellim, në xhepin e Nure Belbes, por pyetje ngelet, po rasti i Rrajces qe po shtydhin deri ne pikën e fundit nuk ju duket skandal???

Për këtë arsye banorët e fshatit Rrajcë kanë shkruar një letër-ankese kryeministrit Edi Rama madje për ta bërë më serioze ankesen banorët kanë mbajtur edhe një peticion me firma për ti dhënë fund një herë e mire ketyre abuzimeve të bashkise.



Lexoni ankesen e mëposhtme drejtuar Kryeministrit Edi RAMA:


ANKESË                                                          DT. 17.10.2019                                                                     

Drejtuar Kryeministrit    Shqipërisë  z. Edi  RAMA                                                     
I nderuar z.Kryeministër                                                                      
Ne banorët e fshatit Skënderbej të rrethit Librazhd, të indinjuar thellë nga veprimet e pa përgjegjëshme që firma[ TREMA ] ndërtuese e ujësjellësit në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas, kanë devijuar projektin e ujësjellësit Rrajcë-Skënderbej, dhe për të grabitur sa më shumë për interesat e tyre personale kanë futur  ujësjellsin në kanalin vaditës treqindvjeçar, në pronën tonë private të trashëguar nga stërgjyshërit tanë, ku  gjatë gjithë këtyre viteve e kemi mbajtur me kontributet tona.Sot në mënyrë të papërgjegjëshme Kryetari I Bashkisë Prrenjas z.Nuri Belba ne takim me banoret deklaroi se nuk do te preket kanali vadites dhe nga ana tjeter , ka dërguar punonjësit e bashkisë, Maliq Alla dhe Shefki Halili të cilët futën fshehurazi fadromat e firmës TREMA dhe shkatërruan me forcë kanalin vaditës pronën tonë private.

Për këtë veprim të  papërgjegjshëm ne ju drejtuam Policisë së Shtetit, për të na mbrojtur pronën nga shkatërrimi, por ndodhi e kundërta, ne si të dëmtuar u kërcënuam se do të arrestohemi e burgosemi,dhe firma shkatërrimtare nuk është ndërprërë për asnjë çast në shkatërrimin e pronës  tonë private.Shkatërimi I kanalit vaditës Rrajc-Skënderbej dhjete kilometra I gjatë,do të shkatërrojnë jetën për shume familje, do ti kthejnë pronat tona në shkretëtira, pasi këto kanale janë e vetmja mundësi,që ne fshatarët e varfër, të kësaj zone të thellë malore të mbijetojmë .

Marrja nga firma ndërtuese e ujësjellësit, burimin kryesor mbi të cilin është ndërtuar kanali I madh, mbi 300-vjeçar I Rrajcës shtatëmbëdhjetë kilometra I gjatë, shterimi I këtij dhe shkatërrimi që vazhdon ti bëhet kanalit të dytë të Rrajc-Skënderbeut dhjetë kilometra I gjatë, do ti kthejë të katër fshatrat e Rrajcës në një shkretëtirë të vërtetë,ku jeta për këta fshatarë të varfër do të jetë katastrofë. Këto kanale,gjigande për kohën kur janë ndertuar por edhe sot,ata mbartin mbi vete madhështinë e tyre,sepse kanë në themel djersën, mundin dhe gjakun e Rrajcarve në shekuj.Këto dy vepra të arta, kanë mbajtur me bukë,dhe me prodhime të tjera bujqësore,breza të tëra Rrajcare prej shekujsh. 

Por jo vetëm kaq,ato I kanë shërbyer mjedisit,dhe kanë qënë burimet kryesore për mijra bagëti të imta e të trasha që shuanin etjen dy herë në ditë, në këtë zonë të thatë e malore..Problemet e babëzisë në Rrajcë janë pa ndërprerje, ato fillojnë që nga ndryshimi I sistemit, kur pushtetarët hajdutë grabitën pronat tona kadastrale që shteti na I kish kolektivizuar,pa humbur aspak sipërfaqen dhe destinacionin e tyre,dhe sot me pronat tona,ata bëjnë biznese.Një grabitje masive e pronave tona kadastrale është ajo e vitit 2017 të ku njerëz të votuar e të veshur me pushtet, si ish kryetarja e bashkisë përrënjas Miranda Rira,drejtori I zonave të mbrojtura,Fatmir Brazhda,drejtori I përgjithshëm I ministrisë së Mjedisit,Zamir Dedej të cilët tjetërsuan dhe grabitën të gjitha tokat kadastrale të Rrajcarëve në lëndinën e Rryenit,të trashëguara prej shekujsh nga të parët tanë.

Këto toka të grabitura ju dhanë firmës së sajuar prej pushtetarëve hajdutë Agro-Map me administrator kushëririn e kryetares së Bashkisë Shkëlqim Karaj, I cili izoloj gjithë lëndinën dhe teritorin për rreth sajë,përfshi këtu edhe lerat që pinin ujë bagëtitë.Me gjithë kërkesat e vazhdueshme që banorët e Rrajcës I kanë  bërë Qeverisë dhe Istitucioneve  të sajë,deri dhe me peticion drejtuar kryeministrit  me 919 –te firma dhe  nuk morëm qoftë edhe një përgjigje të vetme  sikur edhe nga Uganda po të kishim qënë nuk do të ndodhte një gjë e tillë, kurse ne jemi,  në shtetin tonë,  në vëndin tonë, në pronat tona të trashëguara nga të parët tanë  qëi I kanë siguruar me mundin ,djersën  dhe  gjakun  e  tyre ,dhe sot ,Kryehajduti  i  Librazhdit, me Linjat  e  emruar prej tij, të  spiunave  dhe servilave,    nuk  i kanë  lëshuar  postet që nga koha  e  kooperativës , kur  ngarkonin  mushkat  me  deshët  e  therur të  kooperativës  dhe  ja dërgonin  zyrtarëve, sot    emër të  zyrtarëve,po  grabitin  dhe  shkatërrojnë  çdo  pronë  mundin , djersën  dhe  gjakun  e  Rrajcarve, 

megjithse  kanë  nga  njëqind  tesera  partie  në xhep  për kryehajdutin  dhe  bukshkelurin  e Rrajcarëve  janë  shumë  të vlefshëm,  i cili për të marrë tendera  shkatërroj  gjithë  lëndinën  e  rryenit, Tani po shkatërron  dy kanalet  vaditëse    Rrajcës ,ku tenderi  miljona  euro  I ujësjellësit  është  katandisur  kaposhi  një  thelë, ku tubacioni  I ujësjellësit  po futet  nëpër  kasollet  e  bagëtive , ku  shurra e  mushkave,gomarëve  dhe  lopëve  bie  çdo  ditë  mbi  tubacionin    do    pijnë  ujë  shtatë  mijë  banorët  e  Rrajcës, ku  për të  vjedhur  zyrtarët  tubacionin  e  ujit    pijshëm  po  e  futin    kanalin  vaditës,  mbi    cilin  do    kalojnë  ujrat  e  zeza  dhe  ai  i  stallave    bagëtive,  zullumet  e  kryehajdutit  nuk  kanë    sosur,  vetëm  me  izolimin  e  lëndinës    rryenit ,brënda  një  viti    rrajcë  janë  zhdukur  me  mijra  bagëti    imta  dhe  me  qindra  krerë  lopë  ku  skartimi  I  tyre  vazhdon  çdo  ditë  për  shkakun  e  vetëm  se  nuk  kanë  ku  ti  kullosin,

  tani  nën  emërin  [UNESKO]  po  pregatitin  coptimin  e  sinoreve  mijeravjeçre    Rrajcës, për    grabitur  pyellin  gjigand  dhe  pronat  e  vjetëra    fiseve  Rrajcare ,ku  për  çdo  verë  venin  dhe  vendosnin  stanet  tek  prona  e  tyre,nuk  mund    preken  sinoret  e  rrajcës  ato  janë    mbrojrtura  me  jetët  e  Rrajcave    shekuj    cilët  asnjëherë  nuk  ju  kanë  krijuar  shqetësim  fqinjëve,  përkundrazi,edhe  tani  këto  po  I  nxisin  njerëz  me  pushtet  për  tu  pasuruar    dëm  dhe    kurrizin  tonë.   Shpresoj    letra    po  ju  dërgoj  ju  z.Kryeministër në  emër    86-te  bashkfshatarëve    mi    preken  nga  shkatërrimi  i kanalit  vaditës  dhe  qindra  familje    tjera    nuk  arritëm  ti  firmosnin  për  shkak    kohës    shkurtër,   por    nga  kjo  letër po    presin  zgjidhje  mijra  banoreve të  rrajcës.                                                                                                                   

 Mbetemi    pritje  për zgjidhjen  e  problemit  tonë  shqetësues    me  respekt    emer    banorëve                                                                                                  

Vebi  HANA   Nr, tel.0683818876    
Bashkangjitur me ankesen jane firmat e banoreve dhe foto te shkaterrimit



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot