Atëherë kur u duk se COVID po largohej, u shtuan dhe rastet. Sipas jush kemi të bëjmë me valën e dytë apo jemi ende në valën e parë?
Covid-19 është një virus agresiv dhe specifik pra tenton të shkatërrojë sistemin pulmonar (mushkëritë) e pacientëve pra njësitë më të vogla të mushkërive të cilat quhen Alveolë, aty pikërisht ndodh kalimi i oksigjenit në gjak. Pra Covid-19 “pushton” hapësirën e alveolave dhe kjo do të thotë që bllokon transferimin e oksigjenit në gjak dhe si rezultat i kësaj të fundit kur patologjia përshkallëzohet pra përkeqësohet, atëherë mushkëritë dalin jashtë funksionit dhe pacienti kalon në vdekje klinike. Për të evituar që pacienti mos të kalojë në vdekje klinike atëherë përdoren aparaturat që e mbajnë në jetë pacientin në mënyrë artificiale pra ventilatorët e reanimacioni ose respiratorët (mushkëritë artificiale). Aktualisht duke patur parasysh që Covid-19 Corona është një virus ku akoma nuk ju është gjetur vaksina apo medikamenti parandalues atëherë ne do bashkëjetojmë me këtë virus. Hera herës kemi luhatje të vlerave të personave të infektuar pra momente momente kemi ngritje dhe ulje të numrit të të infektuar, por që akoma nuk bëhet fjalë për një valë të dytë Covid-19.
Keni qenë në spitalet COVID që nga marsi, si ka ndryshuar situata?
Gjatë kësaj periudhe ne kemi një rënie të aktivitetit të Covid-19 krahasuar 2-3 muaj më parë pasi duke patur parasysh që po bashkëjetojmë me Covid-19 Corona, sistemi imunitar i qytetarëve po fillon të fitojë një adaptim ose një imunitet të lehtë ndaj këtij virusi, pra në një farë mënyrë kemi një periudhe relaksacioni të Covid-19. Pra hera herës do kemi oshilacione të numrit të të infektuarve por që aktualisht nuk flitet për një valë të dytë.
Çfarë ndodh brenda spitaleve, si janë mjekët brenda mureve.
Brenda spitaleve Covid normalisht që situata nuk është e lehtë pasi kemi të bëjmë me një përballje të pacientëve të infektuar të cilët shfaqin probleme në frymëmarrje pra obstruksion të fazës së parë dhe deri në atë të gjendjes akute. Në rastin e frymemjarrjes me vështirësi por jo në gjendje akute përdoret moda e ventilatoreve te Reanimacionit ose Respiratorëve me maskë oksigjenuese ndërsa ne rastin kur pacienti kalon në gjendje akute pra nuk arrin dot të marrë frymë atëherë përdoret moda e Respiratoreve invasive me Intubim ( pra me aplikim të tubit Endo-trakeal në trakenë ( fytin e pacientit ) duke i dhënë oksigjenim të sforcuar pra e thënë ndryshe frymë shkëmbim në mënyrë artificiale) Mjeket reanimatorë janë ata të cilët janë në vijë të parë të cilet përballen me këto pacientë të infektuar dhe kuptohet vështirësia dhe emocioni që të shfaq pasi dhe unë vetë kam qenë prezent në instalimin e pajisjeve respiratore në zonat e kuqe dhe vërtetë është një emocion që do mbeten në memorien tonë në mënyrë të përhershme pasi po përballemi me një virus të veçantë një virus kërcënues dhe të panjohur globalisht.
Intervistën e plotë e lexoni në Gsh.al
No comments:
Post a Comment