Telegraf Albania para disa muaj
publikoi një shkrim për devijimin e projektit të ujësjellësit
në Rrajcë, duke treguar me fakte se çfarë po ndodh
ne këtë fshat qe mesa duket askujt nuk I bën përshtypje.
Mirëpo çfarë po ndodh?
Firma në fjalë “Trema” ne bashkëpunim të plotë me kryetarin e
bashkisë Nure Belba dhe me firmën dhe vulën e kryeplakut devijuan projektin. Por nga reagimi i forte I banorve dhe i përfaqësuesit
Vebi Hana firma në shenjë hakmarrje nuk i lidhi ujin e pijshëm.
Edhe pse depozita ishte në tokën
e Vebi Hanës me një marrëveshje që mos prishin tokat
mes për mes fshatit, në depozitat mund të marrin të gjithë
ujë të pijshëm përveç të zotit të tokës që edhe shtëpinë e
ka ngjitur më depozitën nuk mund të marri ujë.
Kjo sipas z. Vebi Hana
është hakmarrje pasi tek Portali “Telegraf Albania” u publikua
shkrimi për abuzimet edhe vjedhjes që po bën Nure Belba së bashku me firmën që
as Nurja vete nuk e di po ta pyesësh.
Ne I bëjmë thirrje Bashkisë Përrenjas edhe
Firmës në fjalë “Trema” të marri masat për te zbatuar projektin, edhe të mos
shkaktohen probleme si këto mëposhtme në video, në të kundër do
të merren masa deri në hedhjen ne gjyq për zaptim te pronës
private.
Shkrimi më poshtë është qëndrimi I z. Vebi Hana
për çështjen ne fjalë. Ndërkohë më poshtë keni edhe videon e cilat
tregon me detaje se çfarë po ndodh në fshatin e Rrajcës!
DEVIJIMI I PROJEKTIT TE
UJESJELLESIT TE RRAJCES
UJERAT E ZEZA MBI UJERAT E BARDHA
Devijimi I projektit te ujësjellësit shkaterroi dy vepra arti
mbi 300 vjeçare, prone private e rrajcareve që kane mbajtur gjallë ne shekuj
këta banorë të varfer në këtë zonë të thatë, e të thellë malore.
Këto qenë të vetmet pasuri që I shpëtuan barbarive të
pushtuesve të huaj që dogjen tre herë Rrajcen. Por mbas kaq vitesh çlirim dhe
30 vjet që po jetojmë në të ashtuquajturën demokraci, ku në këtë vend ka qënë
forma më e përshtatshmë për të kryer aktivitetin e tyre kriminelët , hajdutët
dhe mashtruesit , pjesa derrmuese ,njerzit e ndershëm kanë heshtur, ata mbahen
me një lëmoshe asistence vetëm për të qënë të rreshtuar kur atyre u duhen votat
dhe nuk mund të ngejnë aspak zërin kundër veprimeve që ata u bëjnë duke ju grabitur
çdo pronë të tyre ose kush flet I pritet asistenca dhe ngelet pa bukë .
Këto vepra arti I shpëtuan barbarëve të djeshëm por nuk u
shpëtuan sot pushtetarëve barbar të këtij vendi. Në qoftë se barbarët e djeshëm
të vrisnin në vend, këta të sotmit po na shtrydhin e pinjnë gjakun çdo ditë.
Etja e madhe që ju ka dhënë për tu pasuruar sa më shpejt në
dëm dhe në kurriz të të tjerëve ,ka bërë që për 30 vjet na kanë grabitur në
mënyrë të vazhdueshme gjithë pronat tona kadastrale, por pamëshira e tyre ka
arritur deri atje sa po grabitin në mënyrë masive gjithë pronën kadastrale të
banorëve të Rrajcës siç është rasti I Lëndinës së Rryenit ku na grabitën dhe shkatëssuan
qindra hektarë tokë që e kishim lënë për kullotjen e blektorisë, gjithashtu
kryen dhe masakrën më te madhe mjedisore ku shkulën nga rrënjët me dhjetra
,mijëra bimë dëllinjë e zezë.
Na izoluan malin dhe shfarosën me mijëra krerë bagëti të imta
dhe qindra krerë të trasha . Pa pyetur banorët fare morën për ujësjellës
burimin mbi të cilin është nxjerrë kanali vaditës më I madh I Rajcës dhe për të
grabitur sa më shumë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë devijuan dhe
projektin e ujësjellësit nga rruga kryesore e futën tubacionin në kanalin
vaditës duke e shkatërruar plotësisht atë duke kryer një masakër mjedisore të
cilës I mungon kronika.
Më e keqja për këta
banorë është se gjithë ai investim I madh tubacionet u futën të dyja në një kanal
ujerat e bardha poshtë dhe ujerat e zeza lart . Kronika në vijim tregon me
detaje problematikën pa thënë zulllumet e tjera që kanë bërë këta qafira .
Përfaqësuesi I firmëtarëve të Rrajcës Vebi HANA
No comments:
Post a Comment