Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, June 10, 2020

Situata e pazakontë në Librazhd, shiu përmbyt rrugët e qytetit




Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin ditën e mërkurë kanë bërë që probleme të shfaqen edhe në Librazhd, ku si pasojë e reshjeve, rrugët janë kthyer në “përrenj” me ujë.

Në 60 minuta shi e rrebesh qendra e qytetit është bërë e pakalueshme, teksa uji ka mbuluar qytetin deri në 15-20 cm.

Për shkak të intensitetit të jashtëzakonshëm të reshjeve të shiut pusetat nuk mund të thithin më shumë se 15-30% të sasisë së ujit, që ka mbuluar rrugët dhe sheshet.

Ndërkohë, si rezultat i motit të keq në segmentin “Kthesa e Murrashit” dhe në aksin Librazhd-Prrenjas, në segmentin “Kthesa e Dragostunjës”, ka rënie masive dherash e gurësh, duke e bërë të rrezikshëm qarkullimin e mjeteve.

Rreth kësaj situate ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili shkruan në “Facebook” se Shtabi i Emergjencave po merr masat për situatën, ndërsa thekson se aktualisht rruga Librazhd-Elbasan është e pakalueshme, për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dheut.

“RESHJE TË MËDHA SHIU NË LIBRAZHD. SHTABI I EMERGJENCËS PO MERR MASAT. PËR MOMENTIN RRUGA KOMBËTARE LIBRAZHD-ELBASAN ËSHTË E PAKALUESHME PËR SHKAK TË RRËSHQITJEVE TË GURËVE DHE DHEUT”, shkruan Balla.

Kujtojmë se për shkak të reshjeve, përmbytje ka pasur edhe në qytetin e Beratit dhe Korçës, ku reshjet kanë zgjatur për rreth një orë duke sjellë përmbytje në të gjitha akset rrugore.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot