Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, February 2, 2021

Izolohen banorët e ish komunës Papër nga balta e madhe, ish-deputeti Boci publikon pamjet!

Ish-deputeti i PD-së, Luciano Boci ka publikuar një video në ish komunën Papër në Bashkinë Elbasan.


Nga pamjet duket qartë neglizhenca e Bashkisë për qytetarët e kësaj zone, rrugët me baltë edhe pse në vitin 2021, është dhurata për këto prag zgjedhje që po vijnë nga kryetari Gledjan Llatja.


Ndër të tjera ish-deputeti Boci bën me dije se për shkak të baltës, banorë të Pajun e Papër- Sollak janë të izoluar.


Kujtojmë që Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.



STATUSI I PLOTË

“Investimi” më i ri në ish komunën Papër nga Bashkia Elbasan!

Në vend të asfaltit banorëve u dhurohet baltë e denjë për ski.

Simbol i lënies krejt pas dore të kësaj ish Komune dhe të tjerave në Elbasan.

Në atë pjesë është e pamundur që banorët të kalojnë me makina.

Kjo ka shkaktuar izolimin e banorëve të Pajun e Papër-Sollak.

Ndërkohë Bashkia bërtet se është afër banorëve...për t’i baltosur!

Kliko ketu per te pare videon

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot