Vebi hana perfaqesuesi i banoreve te fshatrave Rrajc dhe
skenderbej ka dale me disa shkrime te reja per problemet e Rrajces e me
gjere e kush nuk do tja kishte ziline ketij njeriu guximtar te ndershem te
drejte e te sinqerte nga nje familje me tradita. I pa perlyer me asnje force
politike i arsimuar e me nje provoje te gjate ne hallet dhe shqetesime njerezve
aq me teper ne keto tridhjet vitet e demokracise ku problematika per banoret
eshte bere e padurueshme. Nga ana e pushtetarve ku njeriu qe po ngre zerin fuqishem
me te gjitha format pa u ndrojtur per askend nga pushtetaret qe kane dore apo
qendrojne sehirxhinj ndaj ketyre zullumeve. Eshte Vebi Hana me profesion
ekonomist i larte sot me shume se kurre me pare vendit dhe banorve i duhen
njerez te tille kurajoze e te guximshem, me provoj e talent te ndershem e te
sinqerte te pa perlyer e te pa korruptuar. Qe ti perfaqesojne ata denjesisht
deri ne nivele me te larta ne zgjidhjen e halleve dhe problemet e tyre per me
teper ndiqni shkrimet e reja te bera prej tij.
Qindra vjet, shekuj
me radhë
Rrajca një legjendë
e gjallë
Sot, pushtetarët shqiptarë
Shpirtin, janë duke
na e marrë
Përfaqësuesi I
banorve të Rrajcës
dhe Skënderbeut
Vebi Hana.
Moj parti, moj grabiqare
moj parti, shkatërrimtare
Më coptove, Rrajcën e
madhe
Rrajcën tonë, mijëra
vjeçare
Më gjiganden e kësaj ane
Më more, lëndinën
e madhe
Lëndinën, rryeni i rrajcarëve.
Pronën tonë , të
baballarëve
Të stërgjyshërve , të të parëve
Më shove, të
gjitha bagëtitë
Lopët, dhëntë edhe
dhitë
Me mijëra, numurin
e krërëve
Tani, që u ndalën,
këmborët
Po nuk ndalet, klithma
e qenve
Vijnë vërdallë, si të hutuar
Ska bagëti, për
të lëshuar
Që ngjiteshin, me
çobanë
Krah për krah
e anë për anë
Pllajës lartë, për në bezhanë
Grykës, së malit
përpjetë
Ku u zu, lëndina e
shkretë
Nga hajdutët e vërtetë
Për të humbur, zararin e parë
Që grabitën, tokën
arë
Ku shkulën, gjithë
bimët radhë
Më të çmueshmet,
që kanë qënë
Edhe pyellit, aty
pranë
Dhe atijë, ja vunë zjarrë
Ku dogjën, dhjetra hektarë
Nuk u ngopën,
kaq sa bënë
Zbritën poshtë, në
terrënë
Zullumqarët, pushtetarë
Dhe në fshatë,
na bënë zararë
Na shteruan, vijën
e madhe
Veprën tonë, më
legjendare
Shtatëmbëdhjete mijë ,
metra linjare
Të nxjerrë, nga
burrat rrajcarë
Mbi pesqind, vite më parë
Ku me drith,
mbushnin shtëpitë
Ushqimin, për të
gjithë vitnë
Shtuan pemët dhe
bujqësinë
Me mijra krërë
e bënë bagëtinë
Ujë kanali, ato
pijnë
Shuan etjen
dhe urinë
Po sot dora,
grabiqare
Na e shteroi,
vijën e madhe
Dhe kanali, poshtë tijë
Që gjënden, një për mbi
nji
Dhe aty, dora
barbare
E shkatërroi, kanalin
fare
Firma e kryehajdutit
Bashkëpuntorët e çifutit
Nuk po pyesin , më
për njeri
Po shkatërrojnë, çdo
pasuri
Të dyja, këto
kanale
Janë djersa, gjaku I
rrajcarëve
Nëpër shekuj, qindra vjeçare
Këto vepra, kaq të arta
Buk, na dhanë nëpër
dekada
Por sot, dora
e zezë mizore
Po I shkatërron,
veprat madhështore
Dhe lumin e
fshatit tonë
Që banorët,
zall I thonë
Dhe atë, janë
duke e marrë
Duan që , ta bëjnë çentralë
Ndaj po
I shkatërrojnë, kanalet tona
Këto plane, bëjë këta horra
Dhe pyellin, që kemi pranë
Brenda, sinorëve rrajcarë
Pyellin tonë ,
mijravjeçarë
Që me gjak
e kemi larë
Dhe atë , janë duke
na e marrë
Dyqind e njëzet hektarë
Bashkë ,me sinoret tanë
Ku çdo fis
I rrajcës time
Kanë pronat me emërtime
Ku çdo stinë,
në beharë
Shkojnë mbjellin dhe vënë
stane
Sikur prindërit, na
e kanë lënë
Me mundin, gjakun e
rrajcarëve
Hajdutët, po bëjë pazare
Duke marrë, tendera për
pare
Pa pyetur, asnjë njeri
se kush e
ka nxjerrë këtë
vijë
po, ja moren dhe
burim
mbi të cilën, kanë
nxjerrë vinë
duanë , ujë për të pirë
Rrajcën , ta kthejë,
në shkretëtirë
pa e menduar,
se do të
rrojnë
këta banorët, autoktonë
pa bujqësi
dhe blektori
jeta, për këtë fshat,
u nxi
duan dhe ujë, për të pirë
duan dhe jetën
e mirë
po nuk paten,
bujqësinë,
pemtarinë dhe blektorinë,
çfar do të hanë, për
ushqimë
se të mirat,
nga ato vijnë
nuk mbahet shtëpija, me një gotë ujë
duhet, drith, mulli ta
bluaj
siç ka qënë,
prej qëmoti
mbushej vija , plot për
ploti
vadiste, qindra hektarë
bluanin dhe mullinjtë radhë
pse na e nganë, atë që patmë
si na e lane, stërgjyshërit
tanë
ujë kishim,
gjithë beharë
vadisnim, qindra hektarë
bënim drith,
me hambarë
plot me pemë
e kopështarë
dhe bagëtitë, për çdo ditë
shuanin etjet dhe
uritë
dhe dimëri , nuk
ndihej fare
mbushur plot, mullarë me barë
që vaditej, prej vijës
madhe
nëpër shekuj ,
qindravjeçare
ku rehatinë e
kishim zënë
me të mirat,
që na kanë lënë
të parët tanë,
në këtë vëndë
që lëronin, me
qe, dhe parmëndë
nuk lejuan, asnjëherë
të bëheshin , të pare të tjerë
e jo më , ca
myteberrë
të pa besë
e zëmër sterrë
të mbathnin, me
patkonj kali
këtë traditë, kishte
rrajcari
po ti prekje,
pak sinorë
të zinte të
gjallë, me dorë
të treste, si
flok dëborë
sot kanë dalë , ca
zagarë
ca të ligj e ca
tradhëtarë
që po shesin , gjakun tonë
për tu bërë, vetë
padronë
me pasurinë, që
ka kjo zonë
që të gjithëve , na
takonë
prej shekujsh , na e kanë lënë
të parët tanë,
në këtë vëndë
sot, pushtetarë hajdutë
me vëndorët , janë bërë,
grupë
venë vula , gjoja për
mirë
çdo gjë , janë duke
e përpirë
çdo punë bëhet,
në fshehtësi
nga këta, morracët
e zi
që u mësuan, me
pushtet
ju vjen paraja , nga
se pret
mjerë I ziu , I
shkreti milet
tek këta, ymytin
mban
këta të rjepin,
të bëjnë kurban
zullumqarët, nuk kanë të sosur
janë bërë, si të marrosur
nuk po pyesin,
sdo tja dijnë
fare
se I mbron,
kulçedra e madhe
që I ka future, në këtë valle
dhe I ka vënë, nëpër
detyra
këta surratë dhe këto
fytyra
dhe urdhërin, ju
ka dhënë
të grabisin, çfar të zënë
atë, që nuk
e marrin dotë
ta bëjnë, shkatërrim
të plotë
kjo lloj klike,
armiqsore
sështë parë kurrë,
në këto teritore
gjakut po, I
vihet këmba
të këtijë populli , nëpër breza
që qëndron, si
I hutuar
janë këta, që
e kanë mashtruar
ai vetë, I
ka votuar
këta qorrat e tërbuar
sdinë ku te
shkojnë, për ta kërkuar
çdo ankesë, ju kanë bllokuar
se kryehajduti sot
është vetë
zot dhe vetë
shkop
sa ta mbushin
kupën plot
pastaj, do ti
shikoni vetë
si do bëhen,
këta qentë
këto vepra, kaq të arta
djersë dhe gjak,, kanë
në dekada
por sot, dora
e zezë mizore
po na I
shkatërron, na I
heq prej dore
nuk po them
gjë për më
pare
sa pushtues dhe
sa barbarë
kanë shkelur truallin
rrajcarë
po nga nëntëqinda
e me radhë
deri në dyzetekatnë
tre here Rrajcës
ja vunë zjarrë
të parët sllavët
Bullgarë
të dytët Sërbët
sllavë
të tretët qenë Hitlerjanë
e bënë fshatin
kasapanë
bajonetet nuk ja
ndanë
I poqën në
zjarr të gjallë
Skishin ku ta
qanin hallë
Po dhe sot
këta rrufjanë
Këta pushtetarët tanë
I kalojnë barbarët
e parë
Po na rjepin
për së gjallë
Nuk ke ku , të
qash një hallë
Prona jonë është
e shenjtë
Ta mësojnë mirë
këta qëntë
Si të vegjëlit
e të mëdhenjtë
Bëjnë sikur ndërrojnë
fustanë
Po janë të
njëjtët hajvanë
Tridhjetë vjet gjakpirësit
tanë
Pushtetin fisçe kanë
zënë
Brenga për rrajcarët
e shkretë
Të kishim pasë
ne një shtet
Të na zgjidhej
një e drejtë
Se këtu , ku kemi
mbetë
Hajduti është Shteti
vetë
Dje u prenë, u
poqnë të gjallë
Nga armiqtë ,më barbarë
Sot pushtetarët Shqiptarë
Po na hanë,
na pinë të
gjallë.
Vebi hana.
Qindra vjet,
shekuj më parë
Rrajca, ish si
në përrallë
Fshat I madh
dhe me famë
pasuri në çdo anë
për ujë, kurrë,
nuk bëheshe fjalë
kishë burimin, natyralë
që dilte, mbi
fshat, në malë
lumë I madh
dhe I pa parë
atje ku sot
ndajnë kufijët
ujët dilte në një pikë
në anë të lëndinës tonë
urdhat e malës
I thonë
ky ujë ishë
mirësia e madhe
për banorët e kësajë ane
nuk bëhej fjalë
për bujqësinë
as për ujë, për blektorinë
ujët që rrjedhte
tatëpjetë
rrjeshtë ishin ngritur
mullinjtë
vetëm në fshatin
damjan
dymbëdhjetë të tillë
kanë qënë
pa thënë pjesën tejë në anë
që zbriste në rrajcën
mëmë
dhe andej rrjeshtë
kanë qënë
njëzet e shtatë
fshatra me radhë
këtu vinin me
karvanë
bluanin drithin për të ngrënë
në qafë të
policës madhe
ishte dhe qëndëra
tregëtare
për gjithë fshatrat
e kësajë ane
vinin dhe prej
kasabaje
ujët dilte nga
poshtë lartë
lumë I madh
si shatërvanë
por një sherrë
me çobanë
rrajcarë me ata
matanë
pse ujët rrjedhte
në këtë anë
donin ti ndërronin kranë
brënda sinoreve tanë
pronat me emra
kanë qënë
deri tutje, poshtë
në anë
janë future pa
pyet, pa thanë
sherr të madh
ata na bënë
duke qënë në punën tonë
pa ngacmuar kurrë
sinorë
këta ishin shkakëtarë
u vranë burrat,
djemtë rrajcarë
burimin,si lanë ta
marrë
zoti vetë ua
kishte falë
dy tre muaj mbas kësajë
gjëme
e treguar prej
gojë dhëne
shkaktarët që qenë më parë
një plan të
fshehtë kanë bërë
në një ditë të atijë
qershori
kur kanë qethur
të gjithë dhëntë
pabesinë e kanë bërë
duke vëzhguar e parë
se nuk kishë
asnjë rrajcarë
burimin tonë natyralë
me bashka leshi
e kanë zënë
dëm I madh,
sa sbëhet fjalë
burimin tonë natyralë
që mbante gjallë
fshatin tonë
na e shteruan
përgjithmonë
ujët tonë sapo
na e zunë
në Fërngovë doli
lumë
për fshatin ish
tragjedija
ngelën gjërat si të ngrira
skishte ujë të
pijnë bagëtija
e jo më, të bluajn
mullira
apo të shkojnë
tek bujqësia
nuk kishte më
rrugë të tjera
u bë plani,
të nxirrej vija
kjo nisi, që në atë
kohë
por u deshën,
disa vite
që vija, ujë të sillte
distance, shumë e gjatë
terreni, tepër I thatë
me shkëmbinj e gurë të
lartë
minat bëheshin si
pukatë
me kripë deti
e barutë lajthie
u ndërtua, kjo
gjigand vije
sa shekuj , që kanë
kaluar
veç mirësi, na
ka dhuruar
misër ,grurë e
me radhë
na ka mbushur
plot hambarë
dhe bagëtitë , për çdo
vitë
numuri I tyre, është rritë
ujë në të,
kanë pirë çdo
ditë
nuk thonë kot
shprejen e parë
një proverb, që
ka lëshuar rrënjë
ku ka rrjedhur,
do të pikojnë
ku ka shkuar,
lumi do të
shkojnë
shkuan vitet , shekuj radhë
hapet tunel, në
qafthanë
të dalë treni,
përmatanë
pa u future,
qindra metra
shpërthen lumi, si
vullkanë
ujët që kishim, pasë
më parë
prap na doli,
në këtë anë
në të hyrë,
a në të dalë
të fshatit, të parë strugarë
shteroj lumi, fërngovarë
që doli , shekuj më parë
kur bllokuan, ujin
rrajcarë
sipër majës, lart
mbi male
në prona , të vjetra
rrajcare
dikur ishte , lartë mbi
malë
tani doli , në
mes fshatë
pabesinë, që na bënë
zoti prapë e
çoj në vëndë
këtejë rrjedhte,që më parë
këtejë prapë e bëri mbarë
atë që zoti
e ka shkruar
nuk ka focë, për
ta ndaluar
ku ka rrjedhur,
do të pikojnë
ku ka shkuar,
lumi do të
shkojnë
Vebi Hana.
Ndërtimi I vijës madhe
Veprës tonë më
legjendare
Fshati I vjetër me
tradita
Kur I ndodhi
e pa pritura
Të ndodhur në këtë hallë
Vendimin e kanë
marrë
Të ndërtonin këtë
kanalë
Shtatëmbëdhjetëmijë
metra linjarë
Kjo simbas gjuhës
rrajcare
Njihet dhe si
vija e madhe
Ku për të
gjithë këtë anë
ka qënë
vepëra më me famë
e ndërtuan veç
me krahë
në shi ,borë
,vapë e tufanë
djersa ju rrjedhte
mbi ballë
pa llogaritur florin
që paguan
për të tjerë
që I mbanin
si maxhirë
gjithë puna, lodhja
dhe vetmohimi
ja arritën atijë
qëllimi
kur erdh koha,
për ta kthyer
u dukën, si të gynjyer
pas shumë ditësh
me këmbë zbathë
trazo si përshesh
me dhallë
humbëte uji në tokë si
I gjallë
kur arriti në atë pikë
në qafë të
rrajcës në policë
ku kish dale,
I gjithë fshati
bashkë me ta
edhe të gjithë
miqtë
u therën njëqind
bagëtitë
që rrajca kishë
nxjerrë tek vija
dhe shtatë Qe,
me mollë në
brira
dhe të gjitha,
dhurtitë
që ju
kishin sjellë miqtë
të gjitha u bënë kurbanë
për kanalin , vijën tonë
lumë gjaku , shkoj përpara
uji e ndiqte
nga mbrapa
smbahej më , fuqia e tijë
që po sillte,
veç mirësi
pati dhe një
gojë të praptë
që asnjëherë, se bëri mbarë
se nuk del,
ky kanalë
të gjithë, mallkimin
I lanë
ai ardhtë dhe
mos të gjetë
një ndodhi
e vërtetë
sapo atij I
shkoj fjalë
se ujët është
duke ardhë
menjëherë, përtokë ka ranë
asnjë fjalë, nuk
e ka thanë
ditë feste, në
beharë
sapo kishte, hyrë
majë
smbahej populli, nga gëzimi
po bëhej, inagurimi
të ftuar nga
çdo anë
me në ballë
drejtuesit e parë
dhe I pari
I sanxhakasë
që pati
nderin të flasë
mbas përshëndetjes rrajcare
që uroj këtë
mirseardhje
të gjithë miqëve
prejë çdo ane
njëzetë e shtatë
fshatra me radhë
kishin ardhë me të parë
dhe të tjerë
mysafirë
të ardhur veç për të mirë
për këtë fshat,
me botë rrajcare
sështë bërë kurrë , festë
më gjigande
si ajo e vijës madhe
në atë qafë
lartë mbi fshatë
të ftuarit, nga
çdo anë
sazet, me vete
kanë marë
po dhe rrajca,
fshati vetë
kishte pizgat , daulletë
ja thanë këngës,
valles së parë
si tradita , në këto
anë
mbrapa, të gjithë
ata të ftuar
këngë dhe valle,
kanë dhuruar
ngrinin shëndete e
pihej dollia
si lumi, derdhej
rakia
mish të pjekur
dhe bakllavatë
sndalnin këngë dhe
valle asnjë çastë
festën e madhe
që ata bënë
të gjithë me
valle dhe këngë
dhe me gjithë,
miqtë e të
ftuar
sofrat plot duke rënkuar
rakija si burimi
smbaheshin njerëzit nga geëzimi
kjo festë e
bukur rrajcare
zbriti në çdo odë të
madhe
të gjitha fiset
me radhë
kur merrnin ujin
e parë
të ftuar, kishin
gjithë fshatnë
të gjithë, me
peshqesh u vanë
me stoli, me
bakllavanë
si tradita në këto anë
dhe aty u prenë kurbanë
sndalej kënga vallja
rrajcare
në çdo odë shtëpi të
madhe
plotë gotat ngrinin
shëndet
për mirësinë që në fshatë
erdh
kështu deshi zoti
vetë
u mbush rrajca
bereqetë
kjo ishte festa e vijës së
madhe
veprës tonë më
legjndare
mbas tregimeve të të parëve
që ka sjellë
vetëm mirësi
ka shuar etje
uri
po tani në
shekullin e ri
ku kemi
dhe qeveri
vëndi mbushur me
hajdutë
pushtetarët më çifutë
po grabisin çfar
po zënë
dhe kanalet spo
na I lënë
pas pesqind vitesh
kaluar
kanalet duke lulëzuar
dolën morracët e
mallkuar
kanalin për ta
shteruar
nuk do të ketë krim më barbar
për të gjithë
popullin rrajcar
që po bëjnë
këta pushtetarë
po thajnë kanalin
rrajcar
burimin që na
mban gjallë
Vebi Hana
Rrajcarë trima
e të rrallë
Ku kanë shkelur.
namë kanë marrë
Sa u ngritë
Çeta e parë
Dhe atje u vunë në
radhë
Gjyladin Halili, ky
rrajcar guximi
Ky rrajcar trimi
Shok me Kajo
Karafilin
Dhe të madhin
bab Myslymin
Krah për krah
me ata pezarë
Si antifashistët e parë
I njohu bota
anë e mbanë
Luftë bënë e
nuk u ndanë
Deri sa çliruan
vatanë
Njerzve ju sollën
lirinë
Të lirë na
e bënë shqipërinë
Menjëherë mbas çlirimit
Inisiativa e Gjyladinit
I dhuroj shtetit
të ri
Mbi dymijë kokë
bagëti
Bashkë me gjithë
orendi
Pa thënë dhe gjëra të
tjera
Pasuri që kish
tek shtëpia.
Po dhe rrajcari
me famë
Heroj, I luftës
në qafkrrabë
Sulo trimi kapedanë.
Sulua ,me qindra rrajcarë
Dhe, mijra të
tjerë, partizanë
Të mbledhur , prej nga
çdo anë
Pritën, ju kanë
zënë , në krrabë
Pushtuesve më gjakatarë
Që zhuritën truallin
shqiptarë
Nuk po mburr
lavdëroj xhaxhanë
Xhaxhain tim Izja
Hanë
Dhe ai në
front ka qënë
Bashkë me Sabri
Tarushllarë
Jaho e Qemal
Karajnë
E të tjerë, rrajcarë me radhë
Por Sulua , ish I
veçantë
Për trimëri, nuk bëhesh
fjalë
Ndaj e gjithë
ajo komandë
Që drejtoj pritën
në krrabë
Sulon kishin vënë në ballë
Të rrugës për në Tiranë
Tre ditë e
tre net me
radhë
Luftë e madhe
u bë në
krrabë
Nuk lane predhë
e bombardim
Pa hedhur mbi këtë trim
Të gjithë shokët
që kishte pranë
Të gjithë armiqtë
ja vranë
Gjaku I rrjedhte mbi
ballë
Skishte kush ti
lidhte plagë
Mitrolozin se ka
ndalë
Ballë për ballë
me ata gjermanë
Si hordhitë, në këto anë
Dogjën botën , vranë dynjanë
Të pa mëshirë
janë këta barbarë
Fshatarët të gjithë
ja vranë
Shtëpive ju vunë
zjarrë
Ndalni derra ku
po shkoni
Barbaritë, këtu do
ti paguani
Për krimet e
rrajcës time
Do tju bëj
copë e thërrime
Mos guxoni të
kaloni
Të gjallë për Tiranë nuk
shkoni
Se më thonë
Sulo Bogdani
Jam shqiptar e
bir shqiptari
Nuk trembem kurrë
nga barbari
Mos më shkelni
tek vatani
Ju barbarë ,
hordhi dushmani
Se I thonë
toka shqiptare
Nëpër shekuj ,
mijra vjeçare
Kurrë ndonjëherë ,
sju kemi
ngarë
Pse na ngisni,
more barbarë
Këta trima heronj
me famë
Mbas çlirimit rehat
si lanë
Ca spiunë e
ca tradhëtarë
Me njolla donin
ti bëjnë
Nëpër burgje e
internime
Ju shkoj jeta gjithë mundime
Pas luftës Sulon
ndëshkuan
Gjashtë muaj në
burg e çuan
Dhe I zgjedhur
me dy detyra
Po ku pyesnin
ato fytyra
Spiunë dhe tradhëtarë
bashkë
Akuzën ja bënë të trashë
Akuza ishte e tillë
Nuk kishte shkruajtur
ullinjtë
Këtë akuzë I bënë shpirtzinjtë
Ku kishte ullinj,
në Rrajcë e
tek qaforët
Atje rriten veç
dushkorët
Por mbrapa spiunë
të tjerë
Më të zes
e më të
nxirë
Gjithë natën shkruanin
parrulla
Shkronja të mëdha
me gura
Rroftë Republikë Serbulla
Mbrapa shkruanin I bën Sula
Nuk e lanë
vetëm me atë
Dy herë nga
pesë vite në
bedat
Internim me gjithë
familjartë
Si gjen gjë këta spiunë
Gjithë jetën I
mbajnë në punë
Arritën deri në
komunë
Dhe atje vetëm
zullumë
Këtë zanat ju kanë lënë
Ata qënë e këta bir qënë
Skanë të ndalur
për zullume
Popullit ja kanë
sjellë maj hunde
Dhe pas luftës
këtij trimi
Duhej ti bëhej
vlerësimi
Ti jepej një
dekoratë
Me titullin më të lartë
Ti ngrihej vlera
që pati
Si trimi ndër më të
rrallët
I madh mbetet
për shqiptarët
Ska shqiptar që
ska dëgjuar
Për Sulo rrajcarin
duke luftuar
Jo Sulo filmin,
Prita, Sulo skenarin
Por Sulo trimi
dy metro djalin
që me mitrolozin
e tij
bëri gjurmë
në histori
po ti jepej
dekoratë
për meritat që
ai patë
dhe atje ku
ai ka rënë
do të ngrihej
prapë në këmbë
për vlerësimin që
I bënë.
Vebi Hana
Njihesh në të
gjithë dynjanë
Po kur flasim
për legjenda
Rrajca duket se është nëna
edhe nastradin hoxhë
efendiu
pranë këtijë fshati
njëherë mbërriu
duke ngjitur qafën
lartë
rrugën që të
sjellë në fshat
gjen një tufë
me çobanë
nënë hije kuvënd
bëjnë
dhëntë në diellë
I kishin lënë
grumbuj, grumbuj qenë bërë
duke marrë seriozitet
dhe me forcë
ju gërthet
çfar po bëni
more katilë
vetë kuvendoni në
hije
dhëntë I kini lënë në
diell
I dogjët, ju
muart shpirtnë
Atje poshtë një
lakër e madhe
Të flenë gjumë,
të hedhin dhe
valle
Çobanët siç ishin
ndenjë
Përgjigje njëherë I
kthejnë
Rrofsh e qofsh
more kalimtar
Rrugën për hall
ti ke marrë
Për dhentë tona
ndjeve mallë
Paske dhe një
vag gomarë
Sdi kë ta hipësh më parë
Për atë lakrën
aq të madhe
Që ke parë
hipur gomarëve
Ketej tutje nga
kjo anë
Punojnë mijëra ustallarë
Po ndërtojnë nja
dy kazanë
Ta fusim atë
lakrën tënde
As fundin sju zë kazanëve
Kur ai pa që fjala
ndali
Zbriti poshtë nga
gomari
Foli si burrë
namusqari
Dhe pyeti pak
me zamet
Problemin që kish
siklet
Kur delni në
tualet
Me se ju merrni tarjet
Çobanët që ishin
ndenjë
Përgjigje
jabanxhiut kthejnë
Kur jemi në shtëpi
E marrim me ujë me hi
Kur jemi lartë
në malë
E marrim me këtë lloj
bar
U fut tutje
nga shkorreti
Mori dhe bar
tualeti
Kur ja dogji hithra samarë
Ju skuq trupi
ju bë zjarrë
Vapa bënte punën
e sajë
Erdhi me vrap
si I marrë
Po prap veten
se ka dhënë
Jabanxhiu në këto
anë
Asnjë fjalë nuk
e ka thanë
Për atë që
ata I bënë
Zgjatej plaka si
sorkadhe
Hipur majë thanës
së madhe
Çështë ky burrë
një varg gomarë
Në këtë vapë
na vjen vërdallë
Na tregon lakër
të madhe
Këtejë ka vetëm
dushkë dhe qarre
Vetëm kjo pemë, është prej
thane
Pasi sheh njëherë
vërdallë
Pyet prapë si
me mallë
Duke thënë si
me shaka
Ky vëndi këtu , çfarë
emëri ka
Çobanët që ishin
pranë
Përgjigjen, ja kanë
dhanë
Duke qënë, kjo
qafë e lartë
Sa e gjërë
dhe e gjatë
Për respektin e asajë nëne
Që ka rritur
këtë lloj peme
I veçantë ky
dru I rrallë
Prodhon shumë sa sbëhet fjalë
Kush kalon në këto anë
Nën hijen e sajë ka
ndalë
Fruta prej saja
ka marrë
Të gjithë njerëzit
në këtë anë
Këtë pemë e
quajnë thanë
Ndaj dhe emërin
këtijë vendi
Qafa e Thanës
ne ja themi
Kur dëgjon emërin
e vëndit
Ju ngrit qimja
si pëndi I
shpendit
Dhe ashtu I akërruar
Fjalë të rënda
ka lëshuar
Derr bari dërr
isani
Qafa thanës g……. sëmës
Hush gomarë në të majtë
Se nuk çaj
dot me çobanjtë
Qënkan më të
keq nga djajt
Kthehet nastrua I zemëruar
Rrugës nga kishte
kaluar
Barin njerëzit na
I troj
Qafën e Thanës
ofendoj
Se gënjështëra nuk
I shkoj.
Vebi Hana
Rrajcë, ti,
krahinë e madhe
Ke patur nëna
gjigande
Kanë lindur djemë
luanë
Drangonj të mëdhenj
me famë
Aleksandri drangoj I parë
Më I madhi
ynë rrajcarë
Më I madhi
luftëtarë
Dhe I dyti
drango I rrallë
Me emërin e
tij Shabanë
që nuk ndalej
kurrë për punë
sa herë nxihej
mali shkretë
I lodhur djersët
rrëkej
Dhe herën e
fundit fare
Që u nda
nga nëna e
madhe
Sapo retë tek
mali nxinë
Kërkoj hallall ti bëjnë gjinë
Dhe u zhduk
si vetëtimë
Edhe ky drango
I rrallë
Emërin e tij
e mban një
malë
Dhe I treti
I pa parë
Nëna lindi Nazif
Hanë
Që kur ish I vogël fëmijë
Dukeshin shënjat e tijë
sapo qielli fillonte
nxihej
më aty ai
djalë nuk shihej
alarmë bëhej gjithë
shtëpia
gjithë fshati e njerëzia
nga na iku, nga
na vajti
mbas disa orë
kaluar
dilte më ndonjë
cep,
si duke u
zgjuar
I lodhur ujë
duke kulluar
Por këto sqenë
veç njëherë
Nuk dihet numuri
sa herë
Që kur ishë
I vogël fëmijë
E deri sa
e pati jetën
e tijë
Për punë ishte
si fërtuna
Sa të punonin
tridhjetë burra
Nga mëngjezi deri në darkë
E bënte për
dy sahatë
Në arë bllok,
sipër në malë
Një kompani me
gjermanë
Të armatosur deri në dhëmbë
Drejtimin për fshat
kanë marrë
Të bënin një
reprezalë
Një Nazif kishin
përballë
Katërmbëdhjetë vjeç djalë
një thes mbushur
me granata
dhjetra metra nga
distance
si rrufeja I lëshonte
nuk kuptohej si
vepronte
dhe një pushkë
e tij fushore
që qëllonte një
nga nji
nga shpejtësia që vepronte
dukej si me
breshëri
gjithë ushtarët përballë
tijë
qëllonin me breshëri
u kthyen të
gjithë mbrapsh
nuk u futën
dot në fshat
dhe ushtria maqedone
që kishë lëshuar
pozicione
të gjithë me sytë e
tyre panë
në lëndinë vetëm
një djalë
që luftonte ballë
për ballë
dhe kur frontin
ai theu
të gjithë I mallëngjeu
kush më parë të vraponte
këtijë djali pushkë
ti çonte
e mbushën plot municione
erdhi dhe gjithë
një komandë
me katërqindë partizanë
që rrinin lartë
mbi malë
ku Nazifi ish
pjestarë
kur shkruaj për këtë djalë
më duket si në përrallë
po çdo gjë është origjinalë
e dëshmuan kush
e panë
si u çlirua
Shqipëria
ku nuk shkeli
këmba e tija
e dërguan malë më malë
cep më cep vëndit ka dalë
ku hidhnin desantë
ajrorë
të shëmbënin pushtetin
e gjorë
që sapo hidhte
hapin e parë
në këtë vëndin
varfanjarë
pas gjithë atyre
aksioneve
që u kthye
me fitore
e çuan drejtues
të lartë
në bulqizë për
mineralë
çdo ditë me
barominë në dorë
duke kontrolluar sektorë
të mos rrezikojnë
puntorë
por një ditë
e pa harruar
shkëputet shkëmbi I
mallkuar
jetën djalit I
ka shuar
vetëm dhjetë ditë më parë
se zoti të bënte hatanë
shteti lajmin e mirë I dha
se , do nisej për në Rusi
specialist për industri
djalë I ri një vit
martuar
kishte një foshnjë
në duar
si ndodhi kjo
tragjedi
nuk u bë,
as ai fëmi
djalë I ri
drejtues I parë
me guxim forcë
të pa parë
mbeti përjetë lapidarë
Që të tre
drangonjtë rrajcarë
jetën të shkurtër
e patnë
në moshën e
bukur u ndanë
Nënë rrajcaret luanesha
lindën trima në
rrebesha
bijët e tyre
drangonjtë tanë
gjurmë, për brezat
ata lanë
Vebi Hana
Kur përmendim rrajcën
tonë
Plot legjenda është
kjo zonë
Nga Qafthana në
Shavarinë
Likopathër e pusi
I krimbë
Kalojnë rrugët me
kryqëzim
Rrugët lindje perëndim
Rrugët e vjetëra
autoktone
Paralel I shkojnë
kësaj zone
Egnantia nga njëra
anë
Rrajcën përmes na
e ndanë
Rrugë e shtruar
me kalldram
Njëra vinte grykës
lart
Dhe kalonte, mes dy
fshatë
Ndante Rrajcën, me
katundplak
Dhe dilte, në
fund shkallë
Në ngushticën e
paparë
Rrugë e çarkut
ja kanë thënë
Edhe tjetra përmatanë
Katundplakut , I
shkonte në anë
dhe mbrapa kalon mbi
fshat
Rrugë e vjetër
autoktone
Më e vjetëra
e kësaj zone
Që lidhte perëndimin
Me të gjitha
këto rajone
Ku kalonin për
çdo hallë
Në shi , borë ,
vapë e
tufanë
Për miqësi e
me krushqi
Kalonin dhe për
tregëti
Ku lëviznin me
karvanë
Me mallra nga
çdo anë
Për të mirën
e njerëzimit
Që në ato
kohëra kanë qënë
Një gjurmë mbetur
që më parë
Tek krushqit anadollarë
Duke zbritur nga
mali lartë
Tehut të bregut
për në zallë
Një varg krushq
anadollarë
Që të gjithë
hipur mbi kuaj
Një nuse na
kishin marrë
Një I ftohët
I pa mëshirë
Të gjithë krushqit
I ka ngrirë
Ashtu siç ishin
në radhë
Mbetën të ngrirë
me gjithë kuaj
Për mos u
harruar kurrë
Në vëndin ku
mbetën, mbinë drurë
Drurët e mbirë,
atë formë kanë
marrë
Si krushqët hipur
mbi kuaj
Nusja e fundit
ka dalë
Tani vonë ca
zullumqarë
Vajtën dhe u
vunë sopatë
Humbën gjurmët që
ata lanë
Duke kaluar në
këto anë
Vëndin me emër
na e lanë
Tek krushqit anadollarë
Kjo gjurmë mbetur
që më parë
Gojë më gojë
kjo legjendë
Brezi , brezit
duke thënë
Duke treguar dhe
vëndnë
Historinë vëndin ku
ranë
E tregojnë rrajcarët
tanë
Drurët, vetë me sy I panë
Ashtu siç kishin
mbirë radhë
Sa krushq ata
kishin qënë
Bredha të lartë
ata u bënë
Dukeshin prej nga
çdo anë
Ishin kohë të
vështira nuk
Nuk kishte rrugë
të mira
Përveç rrugëve fushore
dhe atyre
luginore
Kalonin dhe lartë
mbi male
Për shkurtimin e
gjatësisë madhe
Në çdo kohë
ka pasë hajdutë
Që dilnin vjedhnin
në rrugë
Tregëtarët nga çdo
anë
Lëviznin me karvanë
Dhe të gjithë
tregëtinë
E bënin veç me
florinë
Po të gjithë
këta hajdutë
Piqeshin dhe bëheshin grup
Dilnin dhe zinin
pusira
Në terrene të
vështira
Ku tregtarët skishin
ku të shkonin
Çfar të kishin
do ta dorzonin
Dhe mbi Rrajcë
në atë luginë
Hajdutët kanë bërë
kërdinë
Ju kanë marrë
gjithmonë florinë
Dhe kur u
kapën të gjallë
Asnjëri nuk ish,
nga këto anë
I torturuan I
vranë
Për florinë asgjë
nuk thanë
Të fshehur në
mal e lanë
Gjurmë mbi letra
e kanë lënë
E kanë bërë
dokumënt
Dhe në vëndet
europiane
I kanë lënë
këto nishane
Ku tregojnë me
saktësi
Sa kujtalë a
ton flori
Qëndron I fshehur
atje
Gjurmë tek vëndi
e kanë lënë
Kanale të bërë
mbi shkëmbë
Për çdo ditë
vijnë europianë
Lidhur me pushtetarët
tanë
Hartat në dorë
I mbajnë
Tre pika I
kanë gjetur
E katërta diku
ka mbetur
Për çdo ditë
e çdo natë
Nuk po na
lënë rehatë
Duke kaluar poshtë
e lartë
Gjoja jemi refugjatë
Por mbi krahë
mbajnë aparatë
Që gjurmojnë ditë
e natë
Dhe të gjithë
këtë zonë
Pronë sinorë e
fshatit tonë
Duan të na
e marrin përgjithmonë
Vijuse
Ku dallojnë kaçakët
e parë
Nga pushtetarët shqiptarë
Qetë me fat
more tregëtarë
Që keni kaluar
në këto anë
Me karvanë mbushur
me mallë
Se taua nuk
ishte gjallë
Mos u qani
për aq pakë
Sa ju morën
ata kaçakë
Se po të
ishte gjallë e
të kishte dalë
Ky që thamë
pak më parë
Do tju kishë
ngrënë
me gjithë mallë
e me gjithë
kuaj
sdo kishë lënë
as për nishanë
bëhet fjalë për
kohën e shkuar
po sot gjërat
kanë ndryshuar
hajdutët kanë avancuar
pozicionet janë ndërruar
kaçakët janë bërë
zyrtarë
me kollare deri
në ballë
Shqipërinë na e
kanë ndarë
copa, copa, këta
zagarë
për popullin as
bëhet fjalë
ai ka mbetur
sot kaçakë
vjen vërdallë për
një pikë dhallë
se pronën ja
kanë marrë
këta çifutët pushtetarë
deri dje ishin
morrollarë
sot, na u
bënë, për ne
të parë
deri dje skishin
as kacidhen
sot kanë miliona
dollar
kur finishi qe
I njëjtë
ku I morën
këta zagarë
tridhjet vjetë kanë
kaluar
si u bënë
kaq të pasuruar
këta morracët e
zgjebuar
deri dje sdinin
çishte paraja
sot janë klientë
në banka të
mëdhaja
kjo arritje e
pa parë
vetëm se janë
grabiqarë
grabitën pronat fshatarëve
trashëgimin e të
parëve
marrin dhe borxhe
të tjera
gjoja do bëjnë
mrekullira
pa e nisur
punën fare
I kanë
vjedhur këta qafira
Borxhi po rritet
çdo ditë
Kaloj grykën shkoj
tek sytë
Ku ta mbajnë
shpresën ky popull
Prej kaq vitesh
po vjen rrotull
Mbi dhjetë mijë
jetë janë vrarë
Për pronën trashëgimtarë
E gjitha kjo
gjëmë e madhe
Erdhi prej politikanëve
Që na bënë
ligjin e zi
Shtatëmijë e pesqind
e nji
Ca rrugaçë, ca pianecë
Hartuan një ligj
të keq
dhe gjithë ata
pushtetarë
që u ndodhën
në atë sallë
për tu bërë
vetë pronarë
vepruan si kollovarë
votuan ligj zullumqarë
gjëmnë I bënë
popullit shqiptarë
ku dallojnë kaçakët
e parë
nga pushtetarët shqiptarë
ata grabitënin një
karvan
me dhjetë mushka
e pesë kuaj
këta grabitën gjithë
Shqipërinë
kodër ,mal , fushë
e lëndinë
tokë, arë me
pronarë e pa
pronarë
gurë, dru ,karburantë e
mineral
kënetë të tharë
e të pa
tharë
nuk lanë përrua,
lumë e zallë
pa grabitur e
pa tharë
me trafiqe, që
sjanë parë
gjithë bregdetin e
kanë ndarë
si bajraktarët e parë
dhe për detin
janë pronarë
grabitën gjithë pasurinë
grabitën të gjithë
thesarë
gjakun e popullit
shqiptarë
kaçakët zullumqarë
grabitën në malë
e lanë
ndërsa pushtetarët tanë
bllokojnë bankat anë
e mbanë
me euro, dollar, thesarë
kaçakët I kapën
I vranë
tregëtarët të lirë
I lanë
kurse pushtetarët tanë
nuk ka zotë
që ti ndalë
lokale vila luksoze
që po ndërtojnë,
kjo lloj bloze
veç Shqipërisë, në
çdo cep bote
çdo pëllëmbë
ngrihen pallate
nga njëzet e
tridhjetë kate
ku shkuan, paratë
me fajde
që shqiptarët varfanjakë
I ranë botës
rreth e qarkë
Mundin gjakun që
ata lanë
I mashtruan e
sjua dhanë
nuk ka kush
ti akuzojë
janë bërë të
gjithë të njësojë
po guxove të
flasësh një fjalë
për krimet që
kanë bërë
për pronën që
të kanë marrë
të hëngërn të
pinë të gjallë
dhe nuk duket,
ska të sosur
çfar po bëjnë
këta të marrosur
ta ndalin këtë
barbarinë
se e shfarosën
Shqipërinë
për pronën trashëgimninë
ta , ëndërrojmë
një forcë ta
ndalë
ta bëjnë ligjin
ideal
shpresë për popullin
shqipëtarë
ku dallojnë kaçakët
e parë
nga hajdutët pushtetarë.
Vebi Hana
.
No comments:
Post a Comment