Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, January 30, 2021

Plas skandali i “Përputhen” në Prrenjas, Taulant Balla shah mat me Nure Belbën!

 Situata e tensionuar politike në vend, duke filluar që nga skandali qeveritar i mafias Italiane, Ndragheta, e deri tek tenderat, koncesionet, që jepen sipas interesit të Rilindjes, tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. 


Por gjithsesi, janë mijëra qytetarë që duam apo jo i kanë sytë nga kjo qeveri e cila le të themi i ka në dorë për cdo gjë. Pensionet, punët e deri tek buka që hanë, me pak fjalë komunizëm modern ku arma e fortë kësaj radhe është teknologjia, edhe rrjetet sociale.

Nuri Belba & Taulant Balla


Varfëria, është ajo që ka dekada që është ulur këmbëkryq në qytetet e fshatërat të Shqipërisë. Pavarsisht premtive boshe, gjendja politike është kthyer si tek emisioni “Përputhen” ku kryetarët e bashkive, janë gurë shahu të deputetëve. 


Një shembull tipik mund të jetë ai i Taulant Ballës, me bashkinë e Prrenjasit, Librazhd, përveç Elbasanit aty nuk mundet ai, e di ai pse! Një ngjarje e cila marrë shkasë për këtë shkrim është se deputeti Balla ka kallzuar në SPAK ish-kryetaren e LSI në Bashkinë e Prrenjasit, Miranda Rira.  Mirëpo jo në mënyrë direkte nga Balla vetë, por nga kryetari i zgjedhur në 30 qershor Nuri Belba. 


Të gjithë ata që e njohin z.Belba është një njeri i nderuar, por nuk është aq i zgjuar sa të bëj gjëra kaq të rënda. Sic e thashë i zënë ngusht në pozicionin që ndodhet, Nuri Belba është i detyruar të ndjekë udhëzimet e shefit të tij, Taulant Ballës. Lëvizje të tilla, për qytetarët e asaj zone shumica nuk i kuptojnë e jo më të merren me çështjen e ish-kryetares Miranda Rirës. E sa për fushën, e cila ka kohë që ka nis si projekt, asgjë nuk është e vertëtë. Janë vetëm fjalë për të njollosur figurën e ish-kryetares në fjalë. 


Gjithsesi unë përfitoj nga rasti, për të dhënë një mesazh qytetareve të zonës së Prrenjasit, e fshatërave përreth, cfarë ka bërë në këto vite Balla për ju? Janë shtruar rrugët? Kanë bërë ndonjë investim tjetër në ujësjellsa nga ato që harroj Miranda Rira? Ore cfarë kanë bërë? Kam një orë që gërmoj në faqen e Bashkisë edhe nuk gjej asgjë… Nga njëra anë kanë të drejtë që nuk investojnë. Aty nuk ka ngelur njeri, të rinjtë kanë ikur, edhe ata që kanë ngelur merren me ndonjë lojë online të bëjnë ndonjë lekë se as punë nuk ka. Me pak fjalë, nuk e përfytyroj dot kur dalin e bëjnë fushatë kur nuk kanë bërë asgjë. Për këtë më vjen keq.


Po po… e di që ska faj Nuri Belba, ai bën cfarë i thonë. Fajtor është vetëm një njeri Taulant Balla. Ai është përgjegjës për çdo të keqe në ato zona të varfëra. Ai duhet ta paguaj në zgjedhet e ardhshme, është e vetmia mënyrë që këto zona të rilindin së bashku me pyjet. E gjithë ajo rini që ka ngelur duhet të tregoj veten, forcën e tyre. I thoni një herë e mirë “JO” kësaj qeverisje që çdo ditë e më shumë po nxjerr fytyrën e saj kriminale.


Ka vetëm një mënyrë, VOTO për ardhmen tënde kundër këtij sekti rilindas sepse këta nuk janë socialist, por bandë kriminale e organizuar. 

Telegraf Albania!

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot