Vrasja në Elbasan para disa orësh, tregon qartë fytyrën e kësaj fushatë të pistë, të pamoralshme e të paligjshme.
Ku vetëm pak ditë na ndajnë nga 25
prilli, forca të shumta të mëdha apo vogla politike, veçanërisht Partia
Socialistë kanë filluar të shpërndajnë lekë, miell, vaj, oriz etj. Shumica e
qytetarëve janë sensibilizuar, dhe i denoncojnë këto raste, siç ishte ai në Elbasan
ku mbeti i vrarë një personë dhe 4 të plagosur të tjerë.
56-vjeçari Pjerin Xhuvani u qëllua për
vdekje. Ai u angazhua më herë me PDIU, më pas ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes
Socialiste për Integrim dhe së fundi ishte përfshirë në fushatën e PS. Emri i
Xhuvanit është përmendur edhe në përplasjet politike të ndodhura në Ditën e
Verës, ku ishte së bashku me personat që sulmuan militantët e PD, e cila
mendohet se është një ndër pistat e vrasjes.
Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s qëllon
për vdekje Xhuvanin sipas tij për vetëmbrojtje.
Ndërkohë autori i vrasjes Paplekaj është
dorëzuar në polici. Në deklaratën e tij paraprake është shprehur se ka qëlluar
për vetëmbrojtje. Paplekaj mësohet se ka thënë se personat që po lëviznin me
makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i
kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.
Pra, bandat janë zgjuar, duke u venë në
lëvizje për të korruptuar njerëz në këmbim të parave.
Kjo është një betejë e fortë kriminale,
ku në lojë po luhet ja jetë a vdekje!
No comments:
Post a Comment