Ne kuadër të projektit "Ngritja e
qendrave alternative pas mësimit ne shkolla", në bashkëpunim me Qendrën për
Studim & Trainim Illuminatos ka dhënë rezultat e para.
Ky projet sipas nje monitorimi të kryer nga
portali jonë "Telegraf Albania" ka si qëllim kryerjen e studimeve të
tregut; të ofrojë analiza për dukuri të ndryshme ekonomike, sociale dhe
kulturore; të ofrojë analiza të sektorëve të ndryshëm të industrisë, bujqësisë,
argotizmit (bregdetar dhe malor) dhe shërbimeve në vend, të rrisë
ndërgjegjësimin e komunitetit rural, veçanërisht të grave për të drejtat e tyre
ligjore, si të përdorin mjetet ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna
në familje; të trajnojë komunitete të grave në zona rurale etj.
Projekti po zhvillohet në shkollat 9-vjecare
"Ali Demi", Gjimnazi "Sandër Prosit. Gjimnazi "Mihal
Grameno".
Të gjithë ata që duan të marrin pjesë te
kontaktojnë në emalin e mëposhtëm: f_andoni@yahoo.com
Gjithashtu bëjmë me dije se nxënës apo fëmijë
që vijnë nga familje me probleme të shumta social-ekonomike dhe që kanë më
shumë nevojë për integrim dhe janë më të riskuar ndaj fenomenit të braktisjes
së shkollës është objektivi kryesor i këtij projekti.
Gjithashtu detaje më tepër për këtë aktivitet
bëhet me dije se ky projekt do të zbatohet në prej shkollave të njësisë
administrative nr.2, sipas kapacitetit dhe orarit të përfundimit të procesit
mësimor duke qenë se kjo njësi është më e madhja në Tiranë për nga territori
duke zënë 1/5 si e kryeqytetit dhe e dyta për nga popullsia..
Madhe duke u përqendruar kryesisht në zonat e
njësisë ku problemet social-ekonomike janë më të theksuara, edhe numri më i
madh i braktisjeve shkollore po ashtu
familjet që nuk kanë mundësi të mjaftueshme ekonomike për të ndjekur
programe pas shkolle për fëmijët e tyre.
No comments:
Post a Comment