Tashmë legjendat apo
edhe gojëdhënat e fshatit të Rrajcës kanë filluar të marrin jetë. Para disa
muaj portali Telegraf Albania ka publikuar dy artikuj ku tregohet me hollësi se
çfarë po ndodh me pasurinë e kësaj zone.
Kanë qenë të shumta
reagimet e banorëve ku disa mbajnë anë pro apo kundër firmës gjermane. Sipas
burimeve dytësore për portalin bëjnë me dije se banorët e fshatit kanë organizuar
një peticion ku janë marrë të gjitha firmat, ku sipas tyre do të rrëzojnë vetë
këtë vendim të miratuar nga Bashkia Përrenjas dhe me urdhër të Ministrisë së Mjedisit.
Nuk dihet sa do te
zgjasë ky problem edhe pse ky fenomen ka marrë një rrjedhë tjetër, atë të vetëvendosjes
pa ndihmën e shtetit. Kjo do të çonte
banorët drejt një sherri masiv. Ndërkohë drejtorë të firmës, mendojnë së janë në
rregull,por nga krahu tjetër banorët
edhe pronarët e tyre mendojnë se këto janë mashtrime dhe bëhen me pretekstin për
të zaptuar tokat e lëna në harresë.
Nuk janë të shumtë
personat që janë kundër firmës, njëri prej tyre A.B shprehet se: “Nuk mendoj se
kjo çështje duhet te behet kaq e madhe, se ju prish interesin dy apo tre
kokave. Unë nuk jam kundër për shkak se ky investim do te jepte jehone dhe do
te rriste ekonominë e fshatit tonë që prej
vitesh është lenë në harresë. Dua të theksoj se gjithçka që po ndodh është e
kotë, nuk ka falsifikime, unë po jap mendimin tim. As Miranda Rira e as
Ministri i Mjedisit nuk do të lëshonin letra pa vetëdije sepse te gjithë i
dine pasojat. Kështu që për ta mbyllur dua të shtoj se kjo çështje do të zgjidhet me mirëkuptim dhe as me peticion ose me sherr apo me vrasje siç janë kërcënuar
shumica, ose kështu shprehen për arsyet dhe interesat e tyre”-kështu shprehet
ndër t3 tjera banori i këtij fshati.
Ndonëse banorët e fshatit të Rrajcës, po tërhiqen ose të paktën kështu po tregohen edhe nga faktet që shumica
e tyre paraqesin me shkrese apo me dokumente. Duhet theksuar se nuk janë të
paktë banorët që kërkojnë tu kthehen pronat e tyre, edhe pse janë lënë në
harresë të plotë, edhe pse disa prej tyre nuk i dini ku i kanë edhe aq me tepër
nuk disponojnë asnjë dokument serish pretendojnë se toka është e tyre. Kjo është e vërteta, nga një legjendë
në diçka serioze, nga floriri i Aleksandërit të Madh me tre gurët e mistershëm
deri tek tokat e pushtuara nga gjermanët. Sado i vërtetë qoftë mund të themi me
plotë gojë se rrajcarët e kanë zgjidhjen atë të bashkimit të forcave për të dhënë
një rezultat pozitiv.
Telegraf Albania
No comments:
Post a Comment