Makina e ambasadës ruse në Shqipëri u përplas këtë pasdite me një tjetër mjet, tip “Benz” pranë qytetit të Librazhdit.
Si pasojë janë plagosur dy shtetasit rus, Nikhain Kruchinina, 35-vjeç, bashkëshortja e tij Darja Igor Kruchinina dhe shoferi i makinës tjetër, 25-vjeçari Besnik Gora.
Ata janë transportuar në spitalin e Librazhdit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Shkak i kësaj përplasjeje ka qenë lagështira e krijuar në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.
No comments:
Post a Comment