Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin
Murrash të Librazhdit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Një kamion i peshave të rënda dhe një
fuoristradë janë përplasur më njëri- tjetrin dhe si pasojë kanë mbetur të
plagosur një çift bashkëshortësh, të cilët udhëtonin me këtë të fundit.
Mësohet se të aksidentuarit janë Nikita dhe Leta
Manoku të dy përkatësisht nga 60-vjeç nga Tirana, ndërkohë mësohet se
bashkëshorti është profesor gjinekologjie.
Çifti i bashkëshortëve është shoqëruar
menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ndodhet në
vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
No comments:
Post a Comment