Zjarret që përfshinë territorin grek regjistruan qindra viktima e të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë.
Ambasada shqiptare në Athinë bën me dije se gjatë inspektimeve në terren dhe verifikimeve të të lënduarve ka rezultuar se janë lënduar 6 persona.
“- Në zonën e Matit raportohet për dy shtetas shqiptarë të lënduar lehtë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, përsa i përket pjesës tjetër të komunitetit raportohet se janë djegur banesat ku jetonin disa prej tyre, si dhe disa automjete personale. Banorët e prekur janë transferuar përkohësisht në një kamp pushimi të zonës i cili është kthyer në strehë banimi të përkohshme.
Në zonën e Rafinës raportohet një shtetas shqiptar i minoritetit grek që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos, ndërsa familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë.
– Për zonat e tjera të prekura më së shumti nga zjarri, si Kokkino Limanaki dhe Ano Voutsa, Ambasada vazhdon të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet greke për të marrë informacione në vijim”, shkruhet ndër të tjera në faqen e ambasadës në rrjetet sociale.
No comments:
Post a Comment