Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 25, 2018

I vëllai i vrau të birin, i përlotur në gjykatë babai thotë fjalët rrëqethëse për të birin e vdekur

Mirsad Kuçi është 33-vjeçari, i cili u masakrua me thikë nga xhaxhai i tij rreth një vit më parë dhe gjeti vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 shtator të vitit 2017 në një rrugicë pas teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës.
Autori i ngjarjes, Bujar Kuçi do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, pasi gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka shpallur mos kompetencë për këtë çështje.
Faik Kuçi, babai i viktimës është përballur me të vëllain e tij për herë të parë, pas vrasjes të së birit.
Ai nuk arriti dot ta përballonte gjithë seancën gjyqësore dhe doli nga salla.
Kuçi tha përpara trupit gjykues:
Bëni çfarë të doni, mua më ka ikur djali dhe më ka lënë dy jetimë.”
Më pas ai tentoi të shkonte drejt xhamit ku ndodhej i vëllai që i vrau djalin, por nuk mundi ta përballonte dot emocionalisht dhe u largua nga salla.
Autori e ka pranuar krimin e kryer dhe ka deklaruar se kishte qenë i nipi ai i cili kishte tentuar ta vriste, pasi kishte qenë i dehur dhe ai thjesht ishte vetëmbrojtur.
Kuçi deklaroi se e ka qëlluar me thikë nipin e tij për t’u vetëmbrojtur nga ai.
Bujar Kuçi edhe më përpara sipas burimeve ka tentuar që ta vrasë nipin e tij Mirsad Kuçi për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre për oborrin dhe çështje të tjera duke qenë se shtëpitë i kishin ngjitur.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot