Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 25, 2018

Erdogani i ngushëlloi për tragjedinë, avioni spiun turk hyn i armatosur në Greqi

Greqia ka shpallur 3 ditë zie pas tragjedisë që mori dhjetëra jetë vendasish dhe turistësh dhe la të plagosur mbi 170 të tjerë.
Ndërsa Presidenti turk, Tajip Erdogan dhe Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglushprehën ngushëllimet e tyre për tragjedinë që përfshiu kryeqytetin grek,  “Ta Nea” ka sjellë një version tjetër.
Media greke ka publikuar një shkrim në të cilin pretendohet se Turqia ka dërguar disa avionë luftarakë në Egje, duke shkelur rregullat e  trafikut ajror.
Në shkrimin e “Ta Nea” thuhet ndër të tjera:
Ndërsa Presidenti turk, Tajip Erdogan dhe Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për tragjedinë që ka përfshirë Athinën prej dy ditësh, nga ana tjetër kanë dërguar avionë luftarakë në Egje duke shkaktuar shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore kombëtare dhe shkelje të rregullave të trafikut ajror. Në një kohë që Greqia numëron dhjetëra viktimave prej zjarrit të madh, avioni turk, që sipas të dhënave është nga Air Force 35, ka kryer shkelje të hapësirës ajrore të Greqisë…”
Në shkrim thuhet gjithashtu se në hapësirën ajrore greke ka hyrë një avion spiun turk, CN235 dhe një tjetër, F16, i armatosur duke shkaktuar edhe reagimin e avionëve luftarakë të forcave ajrore greke.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot