Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, February 4, 2020

Vdekja e 28-vjeçarit/ Flet mjeku i Përrenjasit: E kuruam për skuqje fyti


28-vjeçari Besnik Kokonozi ndërroi jetë në shtëpi dhe shkaku besohet të jetë gripi. Në një prononcim për News 24, mjeku i Spitalit të Përrenjasit, Bashkim Vasku tha se, 28-vjeçari u kurua nga ata për skuqje të fytit.

Sipas mjekut, i riu u paraqit në spital me temperaturë të lartë. Vasku tha se, pasi e mjekun në spital, e dërguan atë në shtëpi me mjekimin me vete.

“Rasti u paraqit në orën 19:15 me skuqje të fytit me temperaturë 39. Aplikuam një medikament për rënien e temperaturës. Më pas u njoftuam se gjendja ishte rënduar dhe konstatuam që ka ndërruar jetë.

Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër.

Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prap. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër.

Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip.” - tha Vasku.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot