Anxhela Aliaj është vajza nga Librazhdi, e cila vendosi të realizojë ëndrrën e saj, duke hapur një studio tatuazhesh. Nuk ka aspak konkurrencë, pasi në qytetin e Librazhdit studio e saj është e vetmja.
Anxhela tregon se si arriti deri këtu, duke dalë kundër të gjitha paragjykimeve që mund t’i bëhen në qytet.
“Njerëzit më paragjykojnë, pasi mendojnë se ky profesion nuk është për femra. Një vajzë që merret vetëm me djem, për ta nuk është një vajzë e mirë”, shprehet ajo.
Për të, puna është nder dhe nëse dikush mendon se ka gjetur realisht atë që dëshiron ta bëjë, duhet ta realizojë me patjetër.
Më poshtë, intervista:
https://youtu.be/r1ZNk-JTefU
No comments:
Post a Comment