Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, June 18, 2019

E gjithë Rrajca ka dy fjalë burri për ish-deputetin Nure Belba, kjo është e vërteta e hidhur për të! 



Partia Socialiste ka zyrtarizuar pak kohë me parë kandidatin për kryetar bashkie, Nure Belbën për qytetin e Përrenjasit. Nuk është çudi në fakt të shohim një deputet i cili gjatë gjithë kësaj kohe kishte statusin e “deputetit” edhe të mos flasë kurrë në Parlament qoftë edhe për një problem që ka zona e Librazhdit apo e Prrenjasit.

Kryetarja aktuale Miranda Rira ka bërë gjithmonë me dije se kush ai është edhe çfarë formimi arsimor ka kandidati i PS-së Nure Belba dhe kjo natyrisht që justifikohet lehtësisht pse nuk ka folur kurrë.

Sot, pas kaq vitesh, i detyruar për të dalë në fushatë nga lideri i PS-së, Edi Rama edhe nga ana tjetër numri dy i qeverisë Taulant Balla, Belba ka nisur fushatën për zgjedhjet.

Kjo është një çështje politike edhe ngërç politik, ku vetëm njëra parti del për hesapin e saj, si shume kohë më parë në komunizëm kur xhaxhi Enver Hoxha fitonte zgjedhjet me 99.99% të votave.

Por portali ynë nuk ka asgjë me këtë zgjedhje, por në fakt banorët shkruajnë edhe tregojnë disa detaje që mirë është ti dinë edhe qytetarët e tjerë të rrethit të Prrenjasit. Nëse mbani mend tokat e pushtuara nga gjermanët në Rrajcë, ku supozohej se fajtori kryesor ishte kabineti i Ramës së bashku me kryetaren e Bashkisë Prrenjas? Në fakt mesa duket kjo çeshtje po kthehet ne një kartë mbrojtëse për Belben i cili në kaq vite nuk foli një herë për këtë çështje edhe pse banorët rrajcare i kanë nisur një letër të hapur kryeministrit Rama e cila nuk mori një përgjigje qoftë edhe për respekt.

Sot, pas kaq muajsh edhe përpjekjesh del Nure Belba edhe u qan hallin të gjithëve atyre bashkëpronarëve dhe u premton se do ta zgjidhi këtë ceshtje duke fajësur logjikisht kryetaren aktuale të Bashkisë Prrenjas.

Një lexues i rregullt shkruan për “Telegraf Albania” se: “Ne nuk jemi dele, e as budallenj. Jo Nure Belba po kushdo që të vij, ne nuk gënjehemi nga fjalët e tyre pasi e dimë që do bëjnë çmos për të marrë votat tona në këmbim të një premtimi që jam i sigurt nuk do ta mbahet kurrë. Unë kisha një pyetje për Nure Belbën që vjen edhe bën sikur i djeg shpirti për ne? Ku ishte fshehur pas kaq vitesh e muajsh? Ne edhe e kemi thirrur edhe nuk erdhi qoftë edhe për respekt, tani vjen edhe na thotë që do t’i merrni tokat mbrapsht?! Përtej të gjithave dua që minimumi mos të talleni më ne. Ne e dimë më pas si të të lëmë edhe dopje gjashtëm në dorë. Rrepskete!”-është shprehur një banor dhe pronar i tokës së zaptuar me forcë nga një kompani fantazmë.

E pra, të flasësh është e kotë dhe të shkruash për një person të tillë nuk ja vlen, ajo që ne duam te tregojmë është fasada e cila më shumë se çdo herë tjetër ka pushtuar mendjen edhe shpirtin e këtyre ujqërve. Edhe kjo është shumë e qartë që kushdo që ka hipur në atë karrige ka dalë i pasur edhe më nga 5 shtëpia e makina të fundit edhe ju i dini shumë mirë së kush janë. E në fund për ta mbyllur, çështja politike paraqitet e tensionuar, qytetarët janë të paqartë për kë parti të votojnë për PS-së apo përsëri për PS-në! Po shkojmë drejt një kaosi që e kemi përjetuar një herë në vitin 1997 edhe ne s’duam të prekemi përsëri nga ky fenomen në këtë rast edhe për këtë temë Nure Belba nuk ekziston, sikurse s’ka ekzistuar kurrë as në Parlament e as në ndonjë eveniment që minimumi ta ketë dëshmuar se është i aftë për atë vend në Bashkinë e qytetarëve të nderuar të Prrenjasit si dhe të gjithë zonave përreth qytetit.



Sqarim: “Portali ynë nuk mbron asnjë anë politikë qoftë të majtë të djathtë apo të mesit. Ne thjesht pasqyrojmë të vërtetën siç është, edhe ti që po e lexon arrin të dallosh kush është mashtrim edhe kush është e vërtetë”.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot