Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, March 1, 2019

Skandal/ Pedagogët abuzojnë seksualisht me studentet në këtë universitet

Gjashtë pedagogë janë shkarkuar nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, pas denoncimeve nga studentet për ngacmime seksuale. Rektori i Universitetit Bahri Musabelliu ka firmosur largimin nga puna të pedagogëve, për 3 prej të cilëve ka nisur edhe një procedim penal. Pedagogët akuzohen edhe për mitmarrje, shitje të librave me detyrim ndaj studentëve dhe paaftësi për shpjegimin e lëndëve përkatëse. Kanë qenë vetë studentët që kanë trokitur në derën e dekanit, duke i paraqitur problematikat në Universitet. Fjala e tyre është dëgjuar dhe është reflektuar menjëherë me largimet nga puna të pedagogëve, emrat e të cilëve, dekani thotë se nuk dëshiron t’i bëjë publikë. Ai konfirmon për “Report Tv” se është ndjerë shumë i prekur nga çfarë i kanë treguar studentët në zyrë, duke treguar se në ato momente emocionale, ka menduar për vajzën e tij. Duket si një skandal i heshtur brenda mureve të Universitetit Bujqësor të Kamzës, por dekani Bahri Musabelliu, thotë se këtë situatë që ka shqetësuar të gjithë universitetin, e ka përcjellë edhe në Ministrinë e Arsimit.
 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot