Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, March 13, 2019

"Pse na turpëron Shqipërinë?" Bleona lë me gisht në gojë komentuesin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, publikoi një ditë më parë në profilin e saj në “Instagram” një foto nga xhirimet që po bëheshin për serialin e famshëm amerikan “Paper Empire”.    Aty, ajo shfaqet me një fustan me mëngë të gjata, të shkurtër dhe të hapur në pjesën e dekoltesë. Fustani i rrinte bukur dhe e nxirrte mjaft seksi.
Më pas, këngëtarja vendosi që me ndjekësit e saj të ndante edhe një foto tjetër. Por kësaj here ajo ishte në shoqërinë e dy personave. Kjo fotografi mori menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku shumë fansa e komplimentuan për arritjet që po bën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por një ndjekës i shkruante: “Pse je katandisur kështu? Nuk e shikon atë shoqen si është veshur. Pse na turpëron si Shqipëri?”.

 Komenti është lexuar nga Bleona, e cila ka vendosur që t’i kthejë përgjigje dhe duket mjaft e inatosur. “O ti hajdar, na fal që të ‘turpërova’, po unë jam me veshjen e filmit se jam me xhirime, kurse ajo ‘shoqja’  është një nga asistentet e produksionit në film. Teknikisht personi që më sjell kafenë. Po pse harxhoj frymën unë me ty dhe nuk ta bëj bllok ashtu siç e meriton ti ‘nona e moralit’, atë nuk e kuptoj”, i përgjigjet këngëtarja, e cila më pas ka vendosur që t’i fshijë komentet e mësipërme. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot