Prej orës 10 të mëngjesit të së premtes, studentët e Tiranës, së bashku me ata të Durrësit dhe Elbasanit kanë bojkotuar mësimin dhe po protestojnë përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.
Në mbështetje të tyre kanë qënë dhjetëra personazhe të njohur publik si Blendi Fevziu, Robert Aliaj, Drini Zeqo e të tjerë, por të gjithë vëmendjen e mori një zonjë, e cila iu bashkua të rinjve. Ajo kishte sjellë një çantë me ushqime për studentët që protestonin, duke i ndihmuar sadopak. Gjatë një prononcimi për “Ora News”, zonja i jepte sa më shumë kurajë të rinjve të ngrinin zërin e tyre.
“Jam gjyshe, jam me ta. I ndjek në çdo moment, e ndjeva dhe erdha. Ata kanë të drejtën e tyre. Vazhdoni” – u shpreh ajo.
Pavarësisht se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, njoftoi mesditën e së enjtes për heqjen e tarifës së provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Katër kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit janë:
1.Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2.Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3.Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4.Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.
Post Top Ad
Your Ad Spot
Friday, December 7, 2018
Veprimi i gjyshes që mbështet studentët i përlot të gjithë
Tags
Aktualiet#
LAJME#
Sociale#
Share This
About Telegraf Albania News
Sociale
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment