Denoncime të shumta kanë marrë studentët për të mos paraqitur në protestën madhështore, ku do të bashkohen të gjithë Fakultetet e Tiranës si edhe Universitetet e rretheve.
Studentë nga Durrësi, Korça, Elbasani u janë bashkuar studentëve prostetues nga Tirana, megjithëse janë shprehur se janë k,ërcënuar nga pedagogët e tyre me ngelje.
Pavarësisht gjithçkaje, asgjë nuk i ndal studentët e Elbasanit t’u bashkohen studentëve të tjerë që protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit.
Ajo u shpreh para kamerës së Fax:
Sot ne jemi më të pakët në numër, pasi ka student që u trembën nga kërvënimet e pedagogëve. Kush del ngë këtu ta harrojë diplomën, unë do tiu ngel, këto kanë qenë disa nga kërcënimet e pedagogëve. Unë i kuptoj studentët e tjerë që kanë frikë, pasi e di sesi funksionon rrjeti i pedagogëve, e megjithatë ne duhet ta shëmbim frikën. Ne kemi marrë sot një vendim unanim që të nisemi drejt Tiranës, pasi e dimë që bashkimi bën fuqinë. Këtu e bëmë punën tonë, atje do të bëhet Lëvizja Kombëtare Studentore”.
No comments:
Post a Comment