Ju e dini që rrjetet sociale kanë nxjerrë në pah shumëçka nga shoqëria, tashmë ato nuk janë mjet vetë për komunikim, por kanë edhe ndikim të fortë në orientimin e sjelljeve kolektive.
Kemi parë shpesh në Facebook grupe diskutimesh, shitjesh apo blerjesh ku në fakt gjenden edhe fenomenet më të çuditshme.
Kështu, sot në një grup të quajtur “Fuqia e femrës”, një grua ka nxjerrë në shitje vjehrrën e saj.
Gruaja me emrin Ola shkruan:
"Përshëndetje goca, kam edhe unë diçka për të shitur, shes vjehrrën se i ka ik goja. Kush ma blen i jap 1000 euro, oferta është der në darkë kështu që nxitoni.”
Sigurisht, që oferta e gruas mund të jetë me konotacion shakaje, por pa diskutim ky nuk është një status që emancipon askënd, e për më tepër që grupi mban emrin “fuqia e femrës”. Kjo është fuqia e femrës sot?! Të dëbojë vjehrrën nga shtëpia?! Fatkeqësisht edhe e kanë këtë fuqi…
Familja sot e ka humbur nocionin e bashkësisë, dashurisë dhe ngrohtësisë, gjithçka është kthyer në një individualizëm të frikshëm.
Por kjo nuk është e vetmja “ofertë” e çuditshme që qarkullon në Facebook, e sigurisht që mund të ketë shumë të tjera.
Një adoleshente me inicialet K.H shkruan në një grup me emrin “MerrJep”, teksa publikon fotone saj:
"Po mua e do më blejë njeri?”
Dhe i ka vendosur vetes një çmim prej 20.000.000 euro.
Duke parë statistikat se sa lexon shoqëria jonë, se sa shpenzon shteti për arsimin dhe mungesën e psikologëve në shkolla nuk është çudi që kjo adoleshente ta ketë seriozisht ofertën e saj edhe pse shpresojmë që jo.
Për më tepër tani që është përhapur një trend i çuditshëm për të shitur virgjërinë, ky postim është disi tregues i influencës së parasë deri në skajshmërinë e shuajtjes së çdo vlere njerëzore.
Ndoshta dy shembujt e mësipërm s’janë asgjë, por e sigurtë është që ka plot të tillë dhe shoqëria është drejt degradimit, pa dashur të paragjykojmë askënd për veprimet e tij/saj.
No comments:
Post a Comment