Një adoleshent ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi është autor i një plagosjeje me thikë, të ndodhur në Lungomaren e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së mërkurës. Mësohet se gjithçka ka ardhur për motive të dobëta. Autori E.P. 17 vjeç ka plagosur lehtë me thikë R.S. 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës.
Burime nga Policia bëjnë të ditur se mes tyre ka hyrë një vajzë, e cila është bërë shkak për nisjen e sherrit. Në momentin që dy të rinjtë janë takuar me njëri-tjetrin për t’u sqaruar, i riu 17-vjeçar në debat e sipër ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur njëherë.
I plagosuri mësohet se ka marrë vetëm plagë të lehta dhe pas marrjes së ndihmës në Spitalin Rajonal të Vlorës është larguar për në banesën e tij. Pak orë pas ngjarjes, Policia nga marrja në pyetje e të plagosurit arriti të identifikonte autorin dhe ta arrestonte atë.
Do të pritet rimarrja në pyetje e 21- vjeçarit të plagosur si dhe e autorit të arrestuar për të mësuar më shumë mbi rrethanat e konfliktit që përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë, raporton Panorama. Gjithashtu, në pyetje nga ana e Policisë pritet të merret dhe vajza që u bë mollë sherri mes dy të rinjve vlonjatë.
Ngjarja ka ndodhur në pikun e sezonit turistik dhe në një prej zonave më të frekuentuara nga ana e turistëve dhe vizitorëve në qytetin bregdetar të Vlorës. Debati mes dy të rinjve dhe më pas përdorimi i thikës, ka shkaktuar panik mes të pranishmëve në zonën e Lungomares.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas. Shërbimet e Policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen ‘Pavarësia’, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës ‘thikë’ shtetasin R.S., 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e mirorganizuara dhe të shpejta policore u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta”, bën të ditur Policia, ndërsa mbi 17-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza “Plagosje e rëndë me dashje” dhe çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Vlorës.
Post Top Ad
Your Ad Spot
Sunday, August 26, 2018
Home
Aktualiet
LAJME
I nguli thikën 21 vjeçarit për një vajzë/ Si nisi sherri i përgjakshëm midis të rinjve?
I nguli thikën 21 vjeçarit për një vajzë/ Si nisi sherri i përgjakshëm midis të rinjve?
Tags
Aktualiet#
LAJME#
Share This
About Telegraf Albania News
LAJME
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment