Pamje të rënda vijnë nga shteti fqinj, Greqia, ku të paktën 50 persona kanë ndërruar jetë, shumë të tjerë janë plagosur e rreth 700 prej tyre janë mundur të shpëtohen me helikopter nga ajri e nga deti, pas nisjes së flakëve të zjarrit në një resort në afërsi të kryeqytetit, Athinës.
Flakët e mëdha përpinë familjet me fëmijët e vegjël, teksa ata mundoheshin t’ia mbathnin nga Matim 29 km në lindje të kryeqytetit grek, i cili u përfshi nga flakët të hënën në mbrëmje. Ky është cilësuar si zjarri më i madh që prej kohës kur flakët përfshinë pjesën jugore të gadishullit të Peloponezit, në gusht të vitit 2007, duke lënë pas dhjetëra të vdekur.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, tha:
"Do të bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore, për të mbajtur flakët nën kontroll. Kemi shpallur gjendjen e emergjencës, janë mobilizuar forcat nga i gjithë vendi e kemi kërkuar edhe ndihmë".
Në imazhet që po qarkullojnë në rrjet vihen re radhë makinash të shkrumbuara, apo njerëz që i janë drejtuar detit për t’i shpëtuar flakëve.
Të paktën 104 persona janë plagosur, 11 në gjendje kritike për jetën, 16 prej tyre janë fëmijë.
Post Top Ad
Your Ad Spot
Tuesday, July 24, 2018
Mbi 50 të vdekur në makina e rrugë, flakët përpinë njerëzit!
Tags
LAJME#
Share This
About Telegraf Albania News
LAJME
Tags
LAJME
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment