Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, October 6, 2017

Pas Ramës, reagon biznesi i vogël – “Futja e TVSH do na falimentojë”

Deklarata e kryeministrit Rama për shtrirjen e sistemit të TVSH-së te biznesi i vogël ka ngjallur reagime të forta te ky i fundit.  Në një intervistë për TV SCAN, kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, u shpreh se “eksperimentimi” që po bëhet për futjen e taksës së TVSH të kjo sipërmarrje, do t’i çojë në faliment.
“Ose do rrisim çmimet në mënyrë të atillë të largojmë klientët, që konsumatori me këtë rënie në fuqi blerëse që ka rënë rreth 50% në 2016. Biznesi i vogël të rrisë çmimin e çdo artikulli do të thotë me duart e veta të falimentojë. O do rriten çmimet, ose do falimentojmë. Do mbyllim që më datën 1 Janar bizneset”, thotë Nasto.
Sipas Nastos, kjo ide e hedhur tashmë nga kryeministri Rama, në kuadër të  aksionit ndaj informalitetit, nuk është konsultuar me grupet e interesit. Ndërkohë, i pyetur se cili është hapi i radhës, ai përgjigjet:
“Nëqoftëse do varrosësh biznesin e vogël e të mesëm, do jenë efekte të pariparueshme për popullin, për qytetarin, për biznesin, për ekonominë shqiptare, në këtë katrahurë ku jemi ne sot”,shtoi Nasto.
Aktualisht biznesi i vogël nuk është pjesë e skemës së TVSH, ndërkohë që nga biznesi i madh është kërkuar me kohë përfshirja e tij. Aktualisht në gjithë vendin janë të regjistruar 135 mijë biznese të vogla dhe të mesme, që zënë afro 90 % të sipërmarrjes në vend.
Violeta Shqalsi/SCAN

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot