Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 31, 2020

Institucionet e shërbime publike në Durrës nuk kanë infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuara

Nga Isa Myzyraj

Shqipëria ka ratifikuar konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Nisur nga ratifikimi i Konventës së OKB, qeveria shqiptare ka miratuar një sërë Vendimesh të Këshillit të Ministrave (VKM) por nga kjo kanë dalë edhe ligje specifike, ku vlen të përmenden; ligji nr.93/2014 “për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara; dhe ligji nr. 10221 datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskiminimi”.





Por pothuajse të gjitha institucionet në Durrës vijojnë të mos përfillinin këto ligje dhe vendime, duke ua vështirësiuar jetën personave me aftësi të kufizuar në qytetatin brendetar.

Sipas të dhënave, në Durrës jetojnë 11.883 persona me aftësi të kufizuar ndërsa këta qytetarë përballen çdo ditë me vështirësi, në aksesueshmërinë e shërbimeve.

Transporti Publik dhe rruga

Sipas vendimit nr.1074 datë 23.12.2015 të gjitha mjetete e transportit publik detyrohen që të krijojnë kushte të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë që edhe ata të aksesojnë këtë shërbim.

Gjithashtu edhe në rrugët e qytetit pavarësisht vendimeve, Bashkia nuk ka bërë të mundur që këto rrugë të aksesohen plotësisht nga personat me aftësi të kufizuara.

Edhe pse në trotuare duhet të ketë vend për këta persona, ata rrezikojnë jetën e tyre duke u detyruar që të ecin në rrugët e makinave për shkak se është e pamundur aksesi në trotuare.

 


“Paraplegjikët nuk janë të sigurt as në rrugë, pasi trotuaret janë të ngushta dhe për ironi, kanë edhe pemë në to, gjë që i detyron të ecin në rrugën e makinës. “-shprehet Adivije Hoxha e cila është aktiviste për aftësinë e kufizuar prej vitit 2010 dhe kryetare e shoqatës së Para/Tetra Plegjikëve në qarkun e Durrësit.

“Shërbimi urban lë shumë për të dëshiruar. Pasi dhe nëse ka aksesin e duhur automjeti, nuk etikë komunikimi dhe asistencë shërbimi. Të gjitha këto problematika bëjnë që Paraplegjikêt të ndjehen të Diskriminuar kudo. Shoqata e invalidëve paraplegjikê-Tetraplegjikë e Shqipërisë, dega Qarku Durrës, nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuar zbatimin e kuadrit ligjor për Aksesueshmëri për Personat me aftësi të kufizuara, për të mundësuar dhe krijuar një qytet të barabartë dhe gjithë përfshirës.”-shprehet Zonja Hoxha.



Edhe pse në letër, institucionet dhe rrugët duhet të kenë vende të posaçme për parkime për personat me aftësi të kufizuar edhe kjo gjë nuk u ofrohet kësaj kategorie.



Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) numër 1503 i vitit 2013; konkretisht neni 12 dhe 26 i tij, përcaktojnë qartazi numrin dhe hapësirën e cila duhet të shërbejë për parkimin nga personat me aftësi të kufizuara.

“5%  e vendeve përshtaten me numrin total të parkimeve (por jo më pak se 1), gjerësia e përdorur nuk mund të jetë më pak se 320 centimetra si dhe parkimi i automjeteve të personave me aftësi të kufizuara është falas”, thuhet në VKM.

“Mungojnë parkimet e rezervuara për invalidët.”-shprehet më tej Hoxha.

Pak ditë më parë në qytetin e Durrësit, është mbajtur një marshim-protesë nga shoqata e personave të verbër, të cilët apelonin insttucionet që të krijojnë mundësi sipas ligjit edhe për ta.

     “Ne kemi vendosur të marshojmë sot për t’i kërkuar organeve kompetente të na krijojnë mundësi që të lëvizim lirshëm në qytetin tonë. Kërkojmë të na mundësohet vendosja e sinjalistikave në rruget e qytetit, shiritat në trotuare dhe semaforë akustik pasi në kushtet aktuale, lëvizja është e pamundur. “tha kreu i Shoqata kombëtare shpresë për të verbërit, Saimir Farrici.



Intitucionet publike:

Institucionet publike, duhet të jenë të parët që zbatojnë vendimet të cilat janë miratuar, por duket se kur vjen puna tek personat me aftësi të kufizuar, institucionet e Bashkisë së Durrësit kanë dështuar.

“Paraplegjikët janë të diskriminuar nga pushteti vendor dhe qendror, pasi në asnjë institucion shtetëror, ku ofrohen shërbime publike, nuk ka aksesueshmëri. Ne, nuk marrim dot shërbimet e nevojshme as në Bashki, Prefekturë apo Poliklinikë (ku është dhe domosdoshmëria emergjente). Mungojnë rampat me standartet e duhura, ashensorët apo ambjente të tjera të përshtatura për lëvizjen e karriges me rrota.”-shprehet më tej Adivije Hoxha



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot