Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 2, 2020

"Diku ku dielli nuk perëndon", libri që nuk duhet humbur nga Enxhi Drapi

 Frymëzues dhe motivues. Është një roman me karakter psikologjiko social, në qendër të së cilit është vajza . Tepër aktual dhe në brendësinë e tij mbart të vërteta të realitetit të ditëve të sotme, duke filluar nga marrdhënia prind-fëmijë, dashuria, sëmundjet e ndryshme po ashtu edhe punët e jashtëligjshme që persona të ndryshëm kryejnë për arsyet e tyre personale. 

Një roman i cili godet në mentalitet, në segmentin e shkurtër të largpamjes që kanë shumica e individëve.  Autorja ka për qëllim të zgjojë syrin magjik të POZITIVITETIT tek çdo person, sepse të gjithë ne e kemi një të tillë. Autorja dëshiron përmes këtij romani  të godasë paragjykimin.

Ndër faqe lexuesit do përballen me shumë histori dështimi dhe fitoreje, sepse të dyja janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Gjithashtu do hasen me historinë e Helen, personazhit kryesor, e cila arriti të mposhtte sëmundje të njëpanjëshme dhe të ringrihej fuqishëm pas çdo dështimi vetëm me ndihmën e familjarëve.


Sepse ajo e dëshironte shërimin dhe triumfin, dhe kjo është diçka me shumë rëndësi që njeriu duhet të bëjë, të dëshirojë, dhe jo vetëm për pak minuta. Duhet të kuptojmë se çfarë na bën të lumtur dhe të mos heqim kurrë dorë prej saj.





No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot