Nga Rigels Karriqi
Si fillim dua të falenderoj deputeten Znj. Suzana Topi, e cila reagoi kundër dhënies së lejes së ndërtimit për 2 hidrocentralet në Bashkinë Prrenjas!! Edhe pse shumë i vonuar, ata që duhet të reagonin në kohën e duhur dhe të ngrinin zërin, dremitën.
Në fakt prita reagimin e dy aktorëve kryesorë të bashkisë Prrenjas 2017-2019 ose si i njohim ndryshe "Mushtulluk-Llazore", se si do shpreheshin dhe do mbronin veten duke akuzuar njëri-tjetrin nga larg. Njëra mbase për shkaqe përlyerje apo arsye tjeter na i kurseu ca minuta. Nuk reagoi dhe mirë bëri, sepse do të gënjente.
Tjetri si ish-deputet nxjorri në skenë dokumentet e firmosura nga ish-kryetarja
e Bashkisë 2015-2019 dhe nga ministri përkatës. Por, kjo vlen për ndonjë fëmijë
dhe për shikuesit e televizionit te ERTV. Kryetari i Bashkisë ka të drejtë që i
hedh dokumentet shtetërore në treg për të gjithë.
"Faleminderit" Z. Nuri Belba që na ndriçon se kush ka dorë në
masakrën e natyrës që do të bëhet nga firma ndërtuese e hidrocentaleve.
Po meqë e nisët lojën, pse nuk e çoni deri në fund?! Pse nuk e nxirrni vendimin
e Këshillit të Bashkisë, me datë 19.04.2018? Le ta shohë populli kush ka votuar
pro.
Tjetri si ish-deputet nxjorri në skenë dokumentet e firmosura nga ish-kryetarja e Bashkisë 2015-2019 dhe nga ministri përkatës. Por, kjo vlen për ndonjë fëmijë dhe për shikuesit e televizionit te ERTV. Kryetari i Bashkisë ka të drejtë që i hedh dokumentet shtetërore në treg për të gjithë.
"Faleminderit" Z. Nuri Belba që na ndriçon se kush ka dorë në masakrën e natyrës që do të bëhet nga firma ndërtuese e hidrocentaleve.
Po meqë e nisët lojën, pse nuk e çoni deri në fund?! Pse nuk e nxirrni vendimin e Këshillit të Bashkisë, me datë 19.04.2018? Le ta shohë populli kush ka votuar pro.
Kur
kërkova informacion te grupi i Këshillit, më dhanë një përgjigje që nuk quhet e
tillë, sekretari i Këshillit tha: "Nga 2016-ta që kam ardhur unë, deri më
sot nuk është marrë asnjë vendim". Si ka mundësi që nuk e mban mend
Sekretari i Këshilli mbledhjen e datës 19.04.2018?
Neni 4 i ligjit nr. 8550 për statusin e Deputetit, në pikën 2 dhe 3 thotë:
2. #Deputeti ka të drejtë të ushtrojë vetë dhe në kuadrin e veprimtarisë së
komisionit, kontroll për zbatimin e ligjeve, vendimeve dhe akteve të tjera të
nxjerra nga Kuvendi, nga Këshilli i Ministrave, nga Ministritë, nga organet e
qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera qendrore.
3. #Deputeti ka të drejtë të shprehë lirisht mendimet e tij dhe të zgjedhësve
që përfaqëson, nëpërmjet diskutimeve, propozimeve, debatit, interpelancave,
pyetjeve, mocioneve, deklaratave dhe votës.
Zoti ish-deputet, që keni marrë flamurin e mbrojtjes së qytetarëve që ju kanë
votuar: mund të na thoni, çfarë keni bërë ju vetë, ose cilat nga pikat e
mësipërme keni zbatuar?
E ngritët zërin në parlament? Morët ndonjë nismë që të organizonit protesta
kundër kësaj masakre? Pse nuk bëtë një reagim në Facebook? Ashtu siç bëtë për
tenderin e plehrave, sepse në të njëjtën kohë paskan qenë tenderi korruptiv i
plehrave dhe masakra e natyrës.
Pse për tenderin e Plehrave u bëhej presion këshilltarëve të PS-së, qe te mos e
votonin (do të ishte kënaqësi të na tregonit qoftë edhe një angazhim të vogël
tuajin, për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve, sikundër shpreheni
ndonjëherë në Facebook, kur doni të shfaqeni si ithtar i punëve të drejta)! Se
çfarë ka bërë ish-kryetarja në bashki, e kemi parë dhe diskutuar edhe nga afër.
Flasin vetë cilësitë e punimeve të bëra gjatë mandatit të saj, qe lene shume
per te deshiruar.
Zoti ish-Deputet! E mira është dhe duhet të jetë që të flasim dhe reagojmë në
çastin e duhur. Ju nuk reaguat kur ishte momenti për ta penguar diçka të tillë:
pse na hidhni hi syve tani?! Kushdo që ka pak logjikë ju kupton. Mos i bëni
këto statuse për çetën e KÇK-së, apo për ata që komentojnë me adresa anonime,
sepse ata shohin interesat personale; nuk u bëhet vonë për ekosistemin apo
hallin e banorëve që nesër do thahen për një pikë ujë. Pranojnë çdo gjë të keqe
që mund të bëni ju. Janë individualistë të pështirë.
Unë personalisht ju njoh dhe nuk dua më fakte për të thënë se kush jeni, ashtu
si kundër nuk pranova të votoja për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
Ndoshta
gabohem! Sot njerëzit duan të kenë punë dhe rrogë sa më të mirë!! Ju ishit
deputet, kishit një post tepër të rehatshëm: pak a shumë 2-3 ditë pune në
Tiranë, të tjerat pastaj në përgjithësi mbeten dreka e darka afër lumenjve, në
male, brigje, ose edhe shpella ariu, më ka thënë një profesor i nderuar.
Paga e një deputeti shkon gati 2 milion e gjysmë në muaj. Nëse jeni vërtet kaq
i hapur dhe i çiltër, tregojuni banorëve ashtu siç publikoni dokumentet
zyrtare:
Cili ishte qëllimi që e dorëzuat MANDATIN e Deputetit?
Përveç sfidave, halleve dhe problemeve të shumta që ka posti, Kryetari i
Bashkisë nuk është aq i mirëpaguar aq sa ai i deputetit. Pa përmendur lojen e
pisët që është bërë që të zgjidheni kandidat për Kryetar Bashkie. Nëse vërtet
keni menduar për banorët dhe nuk ju intereson rroga, pse nuk dhuruat një pjesë
të rrogës për familjet në nevojë (që për fat të keq në Bashkinë tonë janë shumë)
në formën e donacionit dhe në shenjë respekti e mirënjohjeje që ju votuan, që
ditën e parë që morët rrogen e Deputetit?
Kjo është goxha "bamirësi".
Nga njëra anë është kursyer buxheti i shtetit, nga ana tjetër vetë
"buxheti" e di se çfarë heqin "Kryetarët" !!! Të shkretët
TENDERA, që kanë patur shumë njerëz me mantel prej Kryetari, Drejtori,
Deputeti, Ministri.
Që sakrifikuat postin si Deputet, ju përgëzoj, por nuk mund te them t’ju marrin
shembull për lojën e pisët që u bë për të qenë ju kandidati.
Kjo është demokracia e vërtetë në Shqiperi: që përfaqësuesit të emërohen dhe të
paguhen për të qenë përfaqësues dhe jo të zgjidhen drejtpërdrejt.
Nëse ju thotë mendja, apo dikush se jeni Kryetari shembullor (këtë vetëm çeta e
KÇK-së mund ta thotë), çfarë shembulli do të lini për brezat e ardhshëm?
Kesaj pergjigjie vetem ju mund ti pergjigjeni
Për ata që mund të më pyesin, pse flas tani?! C'te bej, tani doli në skenë, se
çfarë paskan gatuar ne kurrizin tone përfaqësuesit tanë në vitin 2018.
Dhe thoni pastaj qe nuk jane bashke keta, lufte per plerat, asnje reagim apo
qofte edhe nje fjale kundra per hidrocentralet !!
Te mos me merziten “cupkat”, per xhaxhin se nuk I bej keq une
Shoket dhe shoqet si Mira Kaz(h)ani (qe zene vendin e nje te riu qe iken nga
Shqiperia per nje vend pune), mund te shprehin c’do gje sidomos ata me fcb
anonima
Për ata që mund të më pyesin, pse flas tani?! C'te bej, tani doli në skenë, se çfarë paskan gatuar ne kurrizin tone përfaqësuesit tanë në vitin 2018.
Dhe thoni pastaj qe nuk jane bashke keta, lufte per plerat, asnje reagim apo qofte edhe nje fjale kundra per hidrocentralet !!
Te mos me merziten “cupkat”, per xhaxhin se nuk I bej keq une
Shoket dhe shoqet si Mira Kaz(h)ani (qe zene vendin e nje te riu qe iken nga Shqiperia per nje vend pune), mund te shprehin c’do gje sidomos ata me fcb anonima
No comments:
Post a Comment