Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 15, 2020

Basha bën paralajmërimin e fortë: Nëse shembet Teatri, do i vëmë flakën Tiranës!




Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me disa aktorë që janë kundër prishjes së Teatrin Kombëtar në selinë e PD, ka thënë se çdo akt për prishjen e Teatrit është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve.

Basha ka shtuar se nëse qeveria do t’i shkojë deri në fund marrëzisë per shembjen e teatrit, ata duhet te presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare, objektet luksoze të krimit të organizuar dhe oligarkëve.

“Artistet janë përballur me dhunë, represion dhe nuk janë duke mbrojtur në gjë personale. Cdo hap për prishjen e teatrit është një akt i pastër luftë ndaj qytetarëve, artit dhe artistëve. I bëj thirrje të gjithë demokratëve, qytetareve që sot jane në pasiguri për jetën, me tavolinë të boshatisur ta kuptojë se sot te Teatrit Kombëtar është vija e kuqe e perballjes me regjimin.

Nëse ky pushtet do ti shkojë deri në fund marrëzisë le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare, objektet luksoze të krimit të organizuar dhe oligarkëve. Teatri Kombëtar është vija e kuqe” -deklaroi Basha.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot