Një maune ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Librazhd – Përrenjas. Policia njofton se në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas,në ecje e sipër ka marrë zjarr mjeti tip trailer me drejtues shtetasin D.M., banues në Maqedoninë e Veriut.
Si pasojë është djegur pjesërisht rimorkia e cila ishte e ngarkuar me letër kartona ambalazhi.
Njoftimi i policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas,në ecje e sipër ka marrë zjarr mjeti tip trailr me drejtues shtetasin D.M., banues në Maqedoninë e Veriut.
Si pasojë është djegur pjesërisht rimorkia e cila ishte e ngarkuar me letër kartona ambalazhi.
Dëme në njerëz nuk ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
No comments:
Post a Comment