Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, April 15, 2019

Raporti/ Ujitja dhe kullimi, ja çfarë duhet të dinë fermerët!

Image result for fermeret
 Të identifikohen mangësitë dhe problematikat me të cilat ndeshen fermerët në ofrimin e këtij
shërbimi nga bashkia në zonat rurale.
 Të identifikohet niveli i marrëdhënieve midis Bashkisë qendrore dhe administratës së NJA-
së, përgjegjëse për ofrimin e këtij shërbimi.
1.Realiteti bujqësor i vaditjes dhe kullimit në Njësinë Admnistrative të Bashkisë Tiranë
problematika dhe sfidat që duhen përballuar
1.1. Përshkrim i përgjithshëm i zonës.
Njësia Administrative të Bashkisë Tiranë objekt monitorimi janë:
1. Njësia Administrative Vaqarr.
2. Njësia Administrative Baldushk.
3. Njësia Administrative Zallbastar.
4. Njësia Administrative Bërzhitë.
5. Njësia Administrative Zallherr.
6. Njësia Administrative Dajtë.
7. Njësia Administrative Farkë.
8. Njësia Administrative Kashar.
9. Njësia Administrative Krrabë.
10. Njësia Administrative Petrelë.
11. Njësia Administrative Pezë.
12. Njësia Administrative Shëngjergj.
13. Njësia Administrative Ndroq.
1.2.Përshkrim i përgjithshëm i zones ku po kryhet studimi.
a. Klima
Njësia Administrative si pjesë e Bashkisë së Tiranës e cila bën pjesë në zonën klimatike Mesdhetare
Fushore.
b . Temperatura e ajrit
Temperaturat mesatare vjetore e ajrit luhaten nga 15.2 0 C deri në 7. 0 C. Temperaturat më të larta i
takojnë muajit Korrik dhe Gusht, ku temperaturë mesatare arrin 23.9 0 C. Temperaturat më të ulta vërehen
kryesisht gjatë muajit Janar.
c. Lagështia relative e ajtit
Kjo zonë karakterizohet nga një lagështi relative mesatare vjetore rreth 70%, me vlen më të ulet te saj
në muajin Korrik, rreth 61% dhe atë më të lartë në Dhjetor rreth 76%.
ç . Rreshjet.
Edhe sipas rreshjeve kjo zonë paraqitet mjaftë e larmishme. Konkretisht rreshjet mesatare vjetore në
këtë zonë. arrijne ne rreth 1220 mm. Sasia më e madhe e tyre bie gjatë gjysmës së ftohtë të vitit, rreth 65%
e tyre. Sasia maksimale e rënë gjatë 24 orëve është 149.6mm dhe shpejtësia mesatare vjetore e erës është
1.5m/s.
d. Mungesa e informacionit për tregjet dhe çmimet ndikon negativisht në marrjen e vendimeve të
sakta strategjike.
Mungesa e të dhënave të çmimeve në tregun e brendshëm ka penguar fuqinë e tregut dhe organizimi e
tij.
1.3. Burimet njerezore
Siç rezulton nga të dhënat statistikore të marra nga Zyrat e Gjëndjeve Civile rezulton se:
1. Njësia Administrative Baldushk ka 5329 banore e organizuar në 1582 familje të vendosura në 14
fshatra të kësaj Njësie.
2. Njësia Administrative Zall Bastar ka 5637 banore e organizuar në 1640 familje të vendosura në 10
fshatra të kësaj Njësie.
3. Njësia Administrative Bërzhitë ka 5905 banore e organizuar në 1150 familje të vendosura në 12
fshatra të kësaj Njësie.
4. Njësia Administrative Dajt ka 20139 banore e organizuar në 4847 familje të vendosura në 13
fshatra të kësaj Njësie.
5. Njësia Administrative Farkë ka 19121 banore e organizuar në 5732 familje të vendosura në 6
fshatra të kësaj Njësie.
6. Njësia Administrative Shëngjergj ka 2594 banore e organizuar në 965 familje të vendosura në 12
fshatra të kësaj Njësie.
7. Njësia Administrative Ndroq ka 9220 banore e organizuar në 1959 familje të vendosura në 12
fshatra të kësaj Njësie.
Popullsia mund të konsiderohet relativisht e qëndrueshme, megjithëse ka treguar dhe fleksibilitet në
lëvizjet e tyre si jashtë territorit të kësaj Njësie ashtu dhe jashtë vendit si dhe levizjet mbrenda fshatrave të
Njësië.
Marrdhëniet midis këtyre komuniteteve janë shume të mira.
1.4. Infrastruktura rurale
Duke qënë se bujqësia përbën fushën kryesore të aktivitetit të banorëve të zonës, është mëse e
kuptueshme se dhe infrastruktura që lidhet me këtë aspekt ka rëndësi të madhe.
Eshte mjaft e rëndësishme te theksojme që elementet përbërës të saj të shikohen si mundësi konkrete
për të kontribuar në zhvillimin e aktiviteteve bujqesore, duke kontribuar keshtu me mire në rritjen e të
ardhurave në këtë zonë.
Por me levizjet demokrafike Njësitë afër zonës urbane kamë pësuar shumë ndryshimë duke ndyshuar
dhe një pjese të mirë të destinacionit të tokave arë konkretisht në Njësitë Administrative Farke dhe Dajt.
1.5. Potencialet që ofron zona
Bazuar në identifikimin e burimeve njerëzore të studiuara në këtë zona mund të përmendim
natyrshëm një sërë kushtesh mjaft të rëndësishme dhe të përshtatshme për Njësitë Administrative si
mundësi potenciale për këto zona janë.
 Pozita e favorshme gjeografike dhe rrjeti rrugor që bën të mundur lidhjen midis fshatrave dhe vet
Njësitë si dhe organizimi i vetëm në një Bashki duke organizuar investime më serioze , bëjnë që
ky avantazh të sigurojë prespektiva të sigurta për të ardhmen.
 Duke qënë afër qytetit të Tiranës dhe bregdetit të Adriatikut, përbën një rezervë në përmirësimin e
infrastrukturës, transportit dhe proçeseve të tjera
 Prania e një varg kodrash të pasura me bimësi dhe livadhe spontane përbëjnë një burim për
kullotjen e të imtave, kullotjen e bletëve, që të ndikojnë në të ardhmën në rritjen e nivelit të të
ardhurave.
 Duke qënë se në këto zona ka një pjesë tokë të pjerrët dhe një traditë në kultivimin e pëmëve
frutore dhe vreshtarisë, në të ardhmen këto zona mbeten prespektiva në rritjen e mundësisë së
rritjes së vreshtave dhe pemëve frutore.
 Kjo kushtëzohet dhe nga kushtet e tokës të këtyre zonave dhe tradita e fermerëve të zonës
 Prania e një tokë me reliev kodrinor dhe futja e tyre nën ujë, jep epërsi dhe ndikon ndjeshëm në
rritjen e prodhimtarisë bujqësore dhe blegtorale të kësaj zone.
1.6. Problemet aktuale të bujqësisë
Disa faktorë që kushtëzojnë këtë situatë janë:
 Mungesa e informacionit për tregjet dhe çmimet ndikon negativisht në marrjen e vendimeve të
sakta strategjike.
 Mungësa e të dhënave të çmimeve në tregun e brendshëm ka penguar fuqinë e tregut dhe
organizimi e tij.
 Për shkak të cilësisë së dobët të punimit, amballazhimit dhe etiketimit të produkteve bujqësore
rezulton se ato janë pak konkuruese në tregun e brendshëm në raport me produktet e importuara
dhe në shumë raste rezulton të pa eksportueshme.
 Ndërkohë që tregu i imputeve bujqësore (i cili po shkon drejt krijimit të nje pozite monopili) po
mbeshtetet vazhdimisht me asistencë teknike dhe financiare nga agjensi të ndryshme zhvillimi,
tregu i produkteve bujqësore ( tashmë i liberalizuar ) nuk funksionon, tregu financiar po ashtu,
ndaj dhe me te drejte mund e thuhet se fermerët, pothajse janë harruar.
2.Sistemi vaditës dhe i kullimit
 Në lidhje me problematikat e sistemit të vaditjes të Njësine Administrative ju informojme se :
Kanë një sistem i cili pothuajse i gjithi është jashtë funksionit në të gjithë teritoret e njësive ,
në përjashtim të disa zonave .
2.1. Njësitë Administrative sipërfaqet e tokave mbi ujë dhe nën ujë janë janë:
1.Njësia Administrative ka 5329 banore e organizuar në 1582 familje të vendosura në 14
fshatra të kësaj Njësie.
2.Njësia Administrative Zall Bastar ka 5637 banore e organizuar në 1640 familje të vendosura
në 10 fshatra të kësaj Njësie.
3.Njësia Administrative Bërzhitë ka 5905 banore e organizuar në 1150 familje të vendosura
në 12 fshatra të kësaj Njësie.
4.Njësia Administrative Dajt ka 20139 banore e organizuar në 4847 familje të vendosura në 13
fshatra të kësaj Njësie.
5.Njësia Administrative Farkë ka 19121 banore e organizuar në 5732 familje të vendosura në 6
fshatra të kësaj Njësie.
6.Njësia Administrative Shëngjergj ka 2594 banore e organizuar në 965 familje të vendosura
në 12 fshatra të kësaj Njësie.
7.Njësia Administrative Ndroq ka 9220 banore e organizuar në 1959 familje të vendosura në 12
fshatra të kësaj Njësie.
2.2.Nisur nga të gjitha situatat takimet dhe trajnimet e grupeve të interesit del si nevoje:
1. Mbledhjen e gjithë të dhënave për problematikat që kanë fermerët për sistemin e vaditjes dhe
kullimit.
2. Mbledhjen e të dhënave mbi sipërfaqet e tokave që duhet vaditur dhe sipërfaqet e tokave që kanë
nevojë për kullim.
3. Marrja e informacionit në lidhje me një pyetësor të përgatitur i cili do të ndihmojë në përgatitjen e
materialeve informuese për fermerët .
4. Mbledhja e informacionit me boshllëqet që kanë fermerët në zgjidhjen e problemeve që kanë.
2.3. Përgatitja e një strategjie.
Kjo strategji përfshin një përshkrim të situatës aktuale dhe sfidat kryesore për ujitjen, kullimin,
digat dhe rezervuaret dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Sistemet e ujitjes dhe kullimit janë
përkeqësuar pas shumë vitesh pa mirëmbajtjen dhe riparimet e duhura.
Ndryshimet e nevojshme që po ndodhin në strukturën e kulturave bujqësore dhe metodat e
përdorimit të ujit, si dhe ndryshimet klimatike, kërkojnë modernizimin e sistemeve për të lejuar një
efiçencë më të mirë të përdorimit të ujit, menaxhim më intensiv dhe procedura financiare më të
besueshme.
Strategjia identifikon pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe rreziqet për ujitjen, kullimin,
digat dhe rezervuarët si dhe mbrojtjen nga përmbytjet.
Kjo përfshin sigurimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe produktiv të sistemeve të ujitjes dhe
kullimit, përmirësimin e përdorimit efiçent të ujit dhe shpërndarjen e barabartë, krahas me
reduktimin e rezikut nga përmbytjet dhe shkatërimit të digave.
2.4. Qëllimi kryesor i realizimit dhe identifikimit të problemeve të kullimit dhe vaditjes
janë:
Sigurimi i pajisjeve, stafit dhe buxhetit të mjaftueshëm për programin e kullimit, mobilizimi i
buxheteve të mjaftueshme për kryerjen e punimeve periodike të pastrimit në përputhje me
prioritetet, dhe shkalla e heqjes së dherave në kanalet kullues të jetë e njëjtë me atë që akumulohet
në to.
Sistemi ka nevojë për rehabilitim dhe modernizim. Një pjesë e kanaleve ujitëse dhe veprave të
artit në to, kryesisht për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ciklike, janë jashtë funksioni.
Per këtë, kërkohen financime të mëdha jo vetëm për rehabilitim e infrastrukturës, por edhe
për mbulimin e shpenzimeve për energjinë elektrike, por nuk mund të llogaritësh një buxhet pa
përcaktuar koshtot dhe njërhyrjet në pastrimin e kanaleve ujitës.
Vënia në punë e stacioneve mund të bëhet e mundur nëse do të subvencionohet kostoja e
energjisë nga buxheti i shtetit, të paktën në fazat e para.
Kjo do të vinte në kushte të barabarta të gjithë fermerët që kanë nevojë për uje për ujitje,
pamvarësisht skemës ujitëse me gravitet apo me stacion pompimi.
2.5. Menaxhimi i ujitjes përballet me një numër problematikash, të tilla si:
1. Vështirësia që fermerët kanë për të punuar së bashku.
2. Cilësia e ulët e shërbimit të ujitjes.
3. Mirëmbajtje e pamjaftueshme.
4. Infrastrukturë ujitëse jo funksionale.
5. Nivel i ulët i pagesës për tarifën e shërbimit të ujitjes.
6. Menaxhim financiar i dobët apo jo transparent.
7. Pasiviteti i OPU-ve, monitorim i dobët i performancës menaxheriale.
8. Nivel i ulët konsultimi apo i pranisë së ekspertëve në OPU.
9. Nivel i pamjaftueshëm i SH&M nga OPU-të.
2.6. Veç këtyre, edhe ndryshimet e shpeshta në ekonomi, urbanizim dhe plakja e popullsisë
rurale, kanë ndikuar në përkeqësimin e përformancës të sistemeve të ujitjes dhe kullimit dhe
zvogëlimin e sipërfaqes së ujitur.
Bordet e Kullimit nuk kanë pasur mundësinë të monitorojnë dhe të rrisin kapacitetet e ujitjes
dhe kullimit , çkae bën të qartë nevojën e ngritjes së një strukture në nivel të mesëm ndërmjet
qeverisë qëndrore dhe qeverisjes vendore e cila do të ketë përgjegjësinë për administrimin e
kanaleve të dyta të skemave ujitëse të mëdha dhe veprat e marrjes dhe kanalet kryesorë për skemat
e mesme të ujitjes.
Me qëllim bërjen e skemave të ujitjes më produktive dhe më të qëndrueshme duhet që Drejtoritë e
Ujitjes dhe Kullimit dhe bashkitë e reja të punojnë së bashku në partneritet të plotë edhe me OPU-
të si dhe të rrisin kapacitetet e tyre.
Qeveria tashmë i ka kaluar këto funksione tek 61 bashkitë, në zbatim të ligjit Nr. 139/2015
“Për vetëqeverisjen vendore” dhe VKM nr 1108, datë 12.30.2015, “Për transferimin nga Ministria
e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave tek bashkitë, të infrastrukturës se ujitjes
dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve të kullimit”.
2.7. Megjithatë, në rrethanat e duhura, arritja e niveleve të kënaqshme të financimit për
kostot operacionale për mbulimin e shërbimit të ujitjes është e mundur por duhen
instrumenta për ta realizuar.
Megjithëse fermerët shpesh kanë ndjesi të ulet besimi ndërmjet tyre, është e qartë se
Shoqatat e përdorimit të ujit nuk dështuan vetëm për faj të tyre.
1. Në një shkallë të gjerë ato dështuan se strukturat shtetërore përgjegjëse, nuk punuan në
partneritet me to në terma afatgjatë apo nuk vazhduan të ndërtojnë kapacitete lokale dhe sigurojnë
shërbime mbështetëse për to situatë kjo e ndodhur nw tw gjitha Njwsitw e Bashkisw Tiranw.
2.Sfidat kryesore mungesa e besimit midis fermerëve, dhe fermerëve dhe strukturave
shtetërore përkatëse është mjaft e përhapur. Kjo është e lidhur me një ndjesi të dobët të integritetit
bashkëpunues brenda komuniteteve.
3. Për të kapërcyer këtë do të duhet një menaxhim i qëndrueshëm me pjesëmarrje, planifikim
dhe vendimmarrje e përbashkët, si dhe ndihmë nga strukturat shtetërore bazuar në veprimtaritë e
kushtëzuara nga fermerët.
4.Mungesa e përfshirjes së bashkive në administrimin dhe financimin e sistemeve të ujitjes,
ka çuar në mungesën e drejtimit, mbështetjes, kontrollit dhe balancave midis strukturave.
5.Kjo ndikon të përfshijë bashkitë dhe Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit, në hartimin e planeve
të shërbimit të ujitjes, buxhetin, tarifat dhe monitorimin e performancës.
6. Ky financim pritet të rritet nepermjet tranfertave te pakushtezuara dhe specifike për bashkitë
si dhe duke mobilizuar burime për projekte shtesë për rehabilitimin, modernizimin dhe forcimin e
kapaciteteve institucionale në punësimin dhe të ardhurat në zonat rurale dhe zvogëlimin e varfërisë.
7. Me kalimin e kohës, me bërjen efektiv të menaxhimimit dhe financimit të sistemeve të
ujitjes, kemi rritje të prodhimit bujqësor dhe rritje të mirqenies ekonomke të banorëve.
8. Me ndryshimet e fundit ligjore dhe institucionale është transferuar përgjegjësia e menaxhimit
për shumicën e kanaleve ujitës dhe kullues tek bashkitëpor kemi akoma mangësi në aktet nënligjore
për ecurimne e këtij proçesi.
9.Ka një nevojë urgjente për ngritjen e kapaciteteve të stafeve në të gjitha agjencitë dhe
drejtoritë si në nivel qëndror e vendor me punonjës që kanë kualifikimin e duhur tekniko-inxhinierik
për fushën.
10.Të një rëndësie mjaft të veçantë janë Njësitë e Ujitjes dhe Kullimit dhe stafet pranë bashkive,
të cilët do të përfshihen në menaxhimin e sistemeve të ujitjesgjë që është për tu vlerësuar në kohën
që do vijë pasi deri në këto momente nuk kemi kontakte me problematikat e dala.
11.Mungesa e përgjegjësive institucionale dhe stimujt për të drejtuar agjencitë rajonale, vendore
dhe fermerët drejt një menaxhimi të mirë kërkojnë vëmendje të posaçme.
2.8. Kullimi është një tjetër problem për tu vlerësuar pasi con ne dëmtimin dhe uljen e
prodhimit të shumë tokave bujqesore sidomos të bimëve dimërore.
Sfidat kryesore për t’u kryer në kullimi i tokave janë:
1.Hartimi i një plani për ndërhyrjet prioritare të largimit të mbushjeve nga rrjeti i kanaleve
kulluese.
2.Shrytëzimi dhe mirëmbajtja e makinerisë së rëndë (ekskavatorë dhe draga) me një normë
vjetore të largimit të dherave dhe mbetjeve.
Pastrimi i kanaleve dhe rehabilitimi i sistemeve kullues është një detyrë urgjente, sepse pa një
funksionim të mirë të kullimit shpesh nuk mund të kemi as ujitje funksionale.
2.9. Kullimi kërkohet më shumë gjatë periudhës nëntor-mars, ndërsa ujitja qershor-
shtator.
Prioritete në ujitje, kullimimi janë:
1. Studime fisibiliteti/projekte zbatimi për infrastrukturën ujitëse, kulluese dhe të mbrojtjes
nga përmbytjet.
2. Pastrimi i kanaleve kryesor dhe sekondar kullues.
3. Studimet e fizibilitetit dhe inventarizimi i detajuar të rrjetit të kanaleve ujitese, kullues dhe
veprave të artit janë të nevojshëm për klasifikimin e ndërhyrjeve sipas prioriteteve, hartimin e
planit të administrimit të aseteve dhe gjetjen dhe mobilizimin e burimeve për investime kapitale.
Kjo gjithashtu do të kërkonte dhe përmirësimin e efikasitetit të procedurave të administrimit
me fermerët.
Gjithashtu dhe mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i stacioneve të pompimit është e nevojshme të
përmirësohen nëpërmjet rehabilitimit dhe trajnimit të stafeve të tyre.
Gjatë viteve të fundit është vërejtur një boshllëk institucional në rritje për sa i takon faktit se
cila strukturë është përgjegjëse për administrimin e sistemeve ujitës.
Bordet e Kullimit kanë qenë përgjegjës për administrimin e veprave të marrjes dhe kanaleve
kryesore të ujitjes kryesisht në sistemet e mëdha si dhe infrastrukturën kryesore të kullimit.
Shoqatat e ujit ishin përgjegjëse për administrimin e rrjetit sekondar dhe mbrenshëm të ujitjes,
por shumica e tyre nuk janë më aktive dhe ato dështuan në kryerjen e funksioneve të tyre për shkak
të mungesës së partneritetit dhe krijimit të kapacitetetve nga strukturat përgjegjëse shtetërore gjatë
dekadës së fundit.
2.10. Është e nevojshme që mbas të gjithë takimeve trajnimi të përfshijë çështjet e
mëposhtmedokumente themelorë dhe politika reale për vaditjen dhe kullimin të silët janë:
1. Menaxhim financiar, buxhetim mbi bazë nevojash, tarifa e shërbimit dhe mbajtja e
llogarive, transparencëa në plan të parë.
2. Inventarizimi i funksionalitetit të infrastrukturës, administrimi i aseteve dhe planifikimi i
kostove kapitale.
3. Bashkëpunimi publik-privat në menaxhimin me pjesëmarrjedhe realizimin e projekteve në
komunitet.
4. Mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i digave dhe rezervuarëve që ndodhen në teritorin e Njësisë
Administrative Ndroq.
5. Mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i stacioneve të pompimit pasi në shumicën e rasteve vaditja
realizohet nëpërmjet tyre.
6. Ligjet dhe rregulloret mbi ujitjen dhe kullimin të bëhen të ditura për fermerët.
Del si domosdoshmëri përgatitja e moduleve trajnimi për secilën nga çështjet e mësipërme
brenda një periudhe afatshkurtër dhe trajnimi të fillojë sapo të gjenden fondet dhe organizata
trajnuese mund të iniciojë trajnimin.
Trajnimi i Drejtorive në bashki do të jetë prioriteti i parë dhe më pas vjen krijimi dhe trajnimi
i organizatave të përdoruesve të ujit nëpër njësi.
Ky trajnim DUHET do të vazhdojë për çdo vit dhe për një kohë të gjatë derisa të arrihet
efiçencë në realizimin e këtij projekti.
2.11. Misioni jonë është të japim ide të qarta në përmirsimin e këtij sektori:
Këto janë:
1. Krijimi i një bujqësie të ujitëshme produktive, fitimprurëse dhe të qëndrueshme.
2. Krijimi i klasës së mesme përmes një strategjie që ndihmon fermerët e vegjël dhe punësimin
në zonat rurale.
3. As bujqësia as ujitja nuk mund të zhvillohen më tepër, nëse nuk zhvillohen së bashku.
4. Shërbimi i ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet janë funksione publike.
5. Menaxhimi dhe zhvillimi me pjesëmarrje i ujitjes.
6. Harmonizimi me parimet dhe strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore.
7. Bashkëfinancimi i orientuar nga kërkesa i investimeve me kushtin “subvencione të zgjuara”,
që motivon investimet lokale në sistemet e ujitjes dhe kullimit.
8. Mekanizma nxitës dhe llogaridhënës për të mbështetur arritjen e standarteve të pranueshme
të kushteve të shërbimit.
9. Adaptimi në kohë ndaj ndryshimeve të pritëshme klimatike.
10. Buxhetimi sipas nevojave për shërbimin e ujitjes dhe kullimit.
11. Tarifa për shërbimin e ujitjes në nivel-sistemi.
12. Parandalimi ose shmangja e dëmeve dhe dëmtimeve nga uji.
13. Të drejta dhe mundësi të barabarta për rolin dhe autoritetin vendim marrës për qeverisjen,
menaxhimin dhe financimin si për burra dhe për gra.
3. Digat dhe rezervuarët
Situata aktuale nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të digave, rezulton se paraqesin
probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si përsa i takon sigurisë së digave ashtu
edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë.
a. Në 27% të tyre ka dëmtime në trupin e diges
b. Në 29% dëmtime të shkarkuesit katastrofik,.
c. Në 30% demtime të ujeleshuesit.
d. Në 14% demtime njëkohësisht të trupit të digës dhe shkarkuesit katastrofik/ujëlëshuesit.
Në total, kapacitetet ujore te rezervuarëve janë zvogëluar me rreth 45%. Kjo për faktin se
cikli i jetëgjatësisë së tyre është në përfundim dhe kupat e rezervuarëve janë mbushur me
aluvione.
Kjo do të kërkojë një kombinim midis rikthimit të volumeve të ujit në një pjesë të
rezervuarëve ekzistues, ngritjen e rezervuarëve të rinj, gjetjen e burimeve të reja ujore si dhe
nga ana tjeter perdorimin më efiçent të ujit, nepermjet zbatimit të teknologjive moderne të
ujitjes.
Një sërë masash vazhdojnë të meren përsa i takon sigurisë së digave dhe zvogëlimit të efektit
të përmbytjeve. Mbas periudhës së ujitjes, merren masa për uljen e sasisë së ujit në rezervuarë
për periudhën e dimrit, nga nëntori deri në mars.
Është vlerësuar se janë dhe ndërtimet pa leje në infrastrukturën ujitëse, kulluese dhe të
mbrojtje. Këto ndërhyrje ndikojnë negativisht në infrastrukturën e ujitje/kullimit apo mbrojtjes
nga përmbytjet.
Urbanizimi dhe ndërhyrjet njerëzore nga njëra anë, degradimi natyror i veprave nga ana
tjetër, kanë bërë që shumë prej veprave mbrojtëse të jenë jashtë funksionit a, në një mjedis ku
frekuenca, ashpërsia dhe vendodhjet e përmbytjeve po rriten.
Gjatë viteve të fundit është vërejtur një boshllëk institucional në rritje për sa i takon faktit
se cila strukturë është përgjegjëse për administrimin e sistemeve ujitës.
Bordet e Kullimit kanë qenë përgjegjës për administrimin e veprave të marrjes dhe kanaleve
kryesore të ujitjes kryesisht në sistemet e mëdha si dhe infrastrukturën kryesore të kullimit.
Shoqatat e ujit ishin përgjegjëse për administrimin e rrjetit sekondar dhe mbrenshëm të
ujitjes, por shumica e tyre nuk janë më aktive dhe ato dështuan në kryerjen e funksioneve të
tyre për shkak të mungesës së partneritetit dhe krijimit të kapacitetetve nga strukturat
përgjegjëse shtetërore gjatë dekadës së fundit.
4. Pika të forta në sistemin e ujitjes janë:
4.1. Angazhimi i qeverisë për të investuar për rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit.
4.2. Angazhimi i qeverisë për përmirësimin e shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së sistemit.
4.3. Nëpërmjet investimeve dhe mirëmbajtjes skemat e amortizuara mund të rikuperojnë aftësinë e
projektuar.
5. Pika të dobëta në sistemin e ujitjes janë:
5.1. Fermat e vogla dhe të fragmentuara e bëjnë sistemin e ujitjes të vështirë për t’u menaxhuar.
5.2. Përvoja në Shqipëri e menaxhimit të ujitjes me pjesëmarrje ka qënë relativisht e
pasuksesëshme dhe e paqëndrueshme.
5.3. Ka pasur mungesë angazhimi, mbështetje, llogaridhënie dhe kohezioni social midis
përdoruesve të ujit.
5.4. Strukturat shtëtërore nuk kanë bërë sa duhet në drejtim të trajnimit dhe mbështetjes së OPU-
ve.
5.5. OPU-të nuk kanë qenë në gjendje të mblidhnin tarifa të mjaftueshme për të përballuar
shërbimet e shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes
5.6. Fonde të pamjaftueshme për mirëmbajtje dhe investime në sistemet e ujitjes.
5.7.Dëmtime dhe vjedhje të pompave, pjesëve elektrike dhe mekanike të stacioneve të pompimit
për ujitje.
6. Mundësitë
6.1. Fermerët dhe qeveria të mbështesin zhvillimin e bujqësisë së ujitëshme.
6.2. Ka burime ujore të mjaftueshme për të rikthyer ujitjen e sipërfaqeve të tokave të Njesive.
6.3. Vlerësimet kosto-përfitim nga rehabilitimi të jenë positive.
6.4. Bashkia duhet të sigurojnë mbështetje esenciale për ofrimin e shërbimit të ujitjes dhe
administrimin financiar.
6.5.Ky plan veprimi kordinon punën e gjithë institucioneve përgjegjësë për realizimin e vaditjes dhe
kullimit mjaftueshme.
7. Kullimi pikat të forta.
7.1.Sistemet e kullimit mbulon sipërfaqe të konsiderueshme të teritorit e Njwsive tw Bashkise Tirane.
7.2. Për realizimin e këtij proçesi ka një numër të madh specialistësh me njohuritë e duhura për
kullimin dhe administrimin e tij.
7.3.Duhet një angazhim I pushtetit vendor për rikthimin në gjendje funksionale sipas kushteve të
projektit të gjithë rrjetit të kanaleve kulluese/ndalimin apo prishjen e ndërtimeve të paligjishme në rjetet e
kullimit.
8. Pika të dobëta të konstatuara të kullimit janë:
8.1. Financime të pamjaftueshme nga buxheti i qëndror dhe lokal për rrjetin e kanaleve.
8.2. Kthimi i rrjetit kullues në kapacitetet e projektuara kërkon fonde të mëdha për shkak të
mungesës së mirëmbajtjes shumëvjeçare.
9. Mundësitë për përmirsimin e kullimit janë:
9.1. Kullimi mund të financohet, të paktën pjesërisht, nga buxheti vendor.
9.2. Është e mundur të mblidhen të ardhura nga fermerët për pastrimin në nivel ferme, kanali
sekondar e kryesor nga përfituesit.
9.3. Bashkitë duhet të ndihmojnë në mbledhjen e tarifave të shërbimit të kullimit nga përfituesit.
10.Rreziqet e mos realizimit të kullimit janë:
10.1. Fonde të pamjaftueshme nga buxheti për pastrimin e kanaleve.
10.2. Rritja e shkallës së erozionit rrit nivelin e mbushjeve në rrjetin kullues.
10.3. Mos pastrimi i kanaleve të ujërave të larta mund të përbëjë kërcënim për zonat urbane.
10.4. Urbanizimi kërkon standarde më të larta për mbrojtjen nga përmbytjet.
Parimet kryesore mbi të cilat bazohet dhe duhet të ndiqen për zbatimin e projekteve të
vaditjes dhe kullimite janë:
1. Rritja e produktivitetit, të ardhurave dhe qëndrueshmërisë nga buqësia e ujitshme.
2. Krijimi i një shtrese të gjerë fermerësh të mesëm, nëpërmjet një strategjie që ndihmon fermerët e
vegjël dhe nxit punësimin në zonat rurale.
3. As bujqësia e as ujitja nuk mund të zhvillohen në mënyrë të shkëputur nga njëra tjetra.
4. Shërbimet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet janë funksione publike.
5. Zhvillimi dhe menaxhimi i ujitjes me pjesëmarrjee vetë fermerëve.
6. Tarifa shërbimi mbi bazë skeme ujitëse e cila bën të mundur krijimin e fondeve për ndërhyrje
dhe likujdimin e pagesave ndaj të tretëve.
7. Parandalimi dhe shmangia e dëmtimeve nga uji nëpërmjet veprave mbrojtëse.
8. Të drejta dhe mundësi të barabarta për rolet dhe autoritetin vendimmarrës , menaxhimin
dhe financimin si për burrat ashtu edhe për gratë.
Parimi duhet të përfshijë vendim marrjen në Planin e Shërbimit të Ujitjes, praktikat e
menaxhimit, buxhetimin bazuar në nevoja dhe tarifat.
Masat për politikën e ngritjes së kapaciteteve Njësitë e Ujitjes dhe Kullimit në bashki duhet të
trajnohen si për aspektet teknike të administrimit të ujitjes ashtu dhe të menaxhimit dhe financimit të
projekteve.
11.Është e nevojshme që mbas të gjithë takimeve trajnimi të përfshijë çështjet e
mëposhtmedokumente themelorë dhe politika reale për vaditjen dhe kullimin të silët janë .
11.1.Menaxhim financiar, buxhetim mbi bazë nevojash, tarifa e shërbimit dhe mbajtja e llogarive,
transparencëa në plan të parë.
11.2. Inventarizimi i funksionalitetit të infrastrukturës, administrimi i aseteve dhe planifikimi i kostove
kapitale.
11.3. Bashkëpunimi publik-privat në menaxhimin me pjesëmarrjedhe realizimin e projekteve në
komunitet.
11.4. Mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i digave dhe rezervuarëve që ndodhen në teritorin e Njësive
Administrative tw Bashkisw Tiranw.
11.5. Mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i stacioneve të pompimit pasi në shumicën e rasteve vaditja
realizohet nëpërmjet tyre.
11.6. Ligjet dhe rregulloret mbi ujitjen dhe kullimin të bëhen të ditura për fermerët.
Del si domosdoshmëri përgatitja e moduleve trajnimi për secilën nga çështjet e mësipërme
brenda një periudhe afatshkurtër dhe trajnimi të fillojë sapo të gjenden fondet dhe organizata trajnuese
mund të iniciojë trajnimin.
Trajnimi i Drejtorive në bashki do të jetë prioriteti i parë dhe më pas vjen krijimi dhe trajnimi i
organizatave të përdoruesve të ujit nëpër njësi.
Ky trajnim do të vazhdojë për çdo vit dhe për një kohë të gjatë derisa të arrihet efiçencë në realizimin
e këtij projekti.
12. Parimet e financimit efektiv dhe të qëndrueshëm.
Më poshtë po jepen shtatë parimet bazë të financimit efektiv dhe të qëndrueshëm për ujitjen,
kullimin, sigurinë dhe shfrytëzimin e digave dhe mbrojtjen nga përmbytjet të cilët janë:
12.1. Investime në rehabilitim dhe modernizim bazuar në prioritete Investimet në infrastrukturë në
sistemet e ujitjes dhe kullimit, digat dhe rezervuaret, dhe mbrojtjen nga përmbytjet duhet të bazohen mbi
kritere objektive të tilla si numuri i përfituesve, shkalla e përfitimit, trajtim i barabartë, efektiviteti i
kostos, etj.
12.2. Buxhetim i bazuar mbi nevojat dhe tarifa në nivel-sistemi. Buxhetet për ujitjen dhe kullimin
duhet të përgatiten bazuar mbi koston faktike dhe efiçente të menaxhimit të një sistemi ujitës, bazuar në
standarte shërbimi të pranuara. Tarifat e ujitjes do të bazohen në kostot faktike.
12.3. Bashkia të marrë përgjegjësitë e saj për mbledhjen dhe përdorimin e fondeve për ujitjen në
nivel të kanaleve sekondare , ajo ka mundësinë e mbledhjes, menaxhimit dhe përdorimit të fondeve për
ujitjen në kanalet e dyta dhe të treta të sistemit.
12.4. Ndarja e kostove fikse dhe kostove variable të sistemeve ujitëse dhe kulluese. Kostot fikse të
ujitjes përfshijnë koston për mirëmbajtjen rutinë dhe dëmtimet e rastit të sistemit, kostot për zyrën dhe
pagesën e stafit. Sistemet e ujitjes dhe kullimit dhe zhvillimi i tyre rrisin mundësitë ekonomike në zonë si
dhe vlerën e tokes.
12.5. Të gjithe pronaret e tokave brenda zonës potencialisht të ujitshme dhe kulluese të Njësisë
Ndroq do të paguajnë Tarifën Vjetore të Ujitjes për të mbular këto kosto. Pagesa e kësaj tarife nga një
numur i madh i pronareve të tokave do të ulë koston për person. Përderisa kostot fikse do të mbulohen
tashmë nga kjo tarifë, kostoja e ndryshueshme e shërbimit të ujitjes së ofruar faktikisht për ata që ujitin do
të jetë shumë më e ulët se aktualisht. Kjo do të inkurajojë më shumë fermerë për të ujitur.
12.6. Mbulimi i pjeseshem i kostos të kullimit Kur të jenë identifikuar përfituesit direkt të kullimit,
pritet që ata të paguajnë një tarifë për shërbimin e kullimit. Përfituesit indirekt të kullimit, të cilët nuk
mund të identifikohen, nuk do të paguajnë tarifë. Pjesët e tjera të kostos së kullimit do të mbulohet nga
buxheti i Bashkisë.
12.7. Arritja e mirëmbajtjes së plotë për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe produktivitetit
Nuk ka objektiv më të rëndesishëm se sa arritja e mirëmbajtjes së plotë të
infrastrukturës së ujitjes, kullimit, digave dhe rezervuarve dhe veprave të mbrojtjes nga
përmbytjet. Kjo do të sigurojë qëndrueshmëri dhe efektivitetin e investimeve në infrastrukturë,
produktivitetin e bujqësisë së ujitëshme dhe bisneseve të tjera rurale, dhe mbrojtjen e njerëzve dhe
pronës.
Pwrgatiti
Afrim Azuni

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot