Nga kanali më i madh televiziv Top Channel vjen një tjetër lajm. Arbana Osmani, moderatorja e njohur e TCH, me një karrierë mbi 2 dekada në këtë televizion, ka braktisur kanalin televiziv dhe ka lënë në mes edhe transmetimin e emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, thonë burimet për newsbomb.al. Shkak sipas burimeve të informacionit nga TCH, ka qenë një sherr i moderatores me drejtorin e televizionit Ben Blushi. Nuk dihen rrethanat dhe arsyet e sherrit mes drejtorit dhe moderatores, por lajmi i largimit të saj, ka marrë dhenë menjëherë brenda gjigandit mediatik. Arbana Osmani, moderatore e shumë spektakleve në TCH, u bë e njohur me Big Brother Albania, një produksion që e ka moderuar në gjithë vitet e qëndrimit aty. Kohët e fundit, ishte fokusuar te projekti ‘Dua të të bëj të lumtur’, raporton newsbomb.al. Pasi për të janë shkruar shumë lajme kohët e fundit edhe mbi jetën e saj private, duket se Arbana Osmani, i ka dhënë fund një bashkëpunimi shumë vjeçar, që kishte nisur që herët, me themelimin e këtij televizioni.
Post Top Ad
Your Ad Spot
Tuesday, March 5, 2019
Sherr mes Arbana Osmanit dhe Ben Blushit! Arbana befason me vendimin e saj
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment