Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, March 15, 2019

Prrenjas/ Punonjësit mbahen në punë pa u paguar por rrezikojnë burgun nëse...

Punonjësit e Impiantit të Bitumit Prrenjas kane 4 vite që punojnë por nuk paguhen.  Ata ruajnë depozitat e mëdha ku ndodhen mbi 1800 ton bitum dhe 23 mijë litra solar dhe nëse tre punëtorët e braktisin objektin do të përballen me forcën e ligjit. Denoncimi u bë publik në emisionin BOOM mbrëmjen e 14 marsit 2019. Punëtorët kanë denoncuar se nuk janë paguar prej vitit 2015 ndërkohë që këto impiante mund të kthehen në rrezik për jetën e banorëve aty.

 Punonjësi: Kemi 4 vjet që jemi në punë dhe nuk jemi paguar. Kemi përfunduar gjyqin në 2017 dhe që prej 2017 dhe deri sot vazhdojmë punën pa u paguar. Sot në objektin ku jemi janë të depozituara 1800 ton bitum dhe 230 mijë litra solar.Mallin e kemi marrë me dokument. Jemi të detyruar që në bazë të ligjit për një dokument që kemi firmosur të mos largohemi për asnjë sekondë për këtë mall qe kemi marrë në ngarkim. Largimi jonë nga ky objekt sjell pasoja të mëdha në qytetin tonë, thuhet.Këtu ka lëndë djegëse dhe mund të ketë shpërthime. Punonjësi: I jemi drejtuar gjykatës, e kemi fituar. I kërkojmë Ministres të na likujdojë, të flasë me kompaninë që ka mallin në ngarkim. Ai në daç të na mbajë, në daç të na përzëjë, ne të shohim punën tonë.Avokati na thotë duhet të rrini në punë sepse do të mbani përgjegjësi ligjore.Kompania private na thotë largohuni por ne nuk largohemi dot se mund të shkojmë në burg. Punonjësi: Unë dola në pension, i kam të deklaruara nga ndërmarrja që isha ARMO, që kam qenë në punë, kam punuar dhe vetëm nuk jam paguar. Më kanë ulur gjysmën e pensionit. Punonjësi: Puna vazhdon me tre turne pa shkëputje fare, ne duam të largohemi nga puna. Ju lutem hajdeni dhe merrni objektin në dorëzim, mallin në dorëzim dhe të mos kemi ne probleme. Në media thuhet se ARMO ka falimentuar, shteti këtu ka aksione 15%. Ne nuk mund të rrimë peng në këtë objekt. Punonjësi: Në dy çisterna janë të depozituara rreth 2000 ton bitum. Në rast se ne largohemi mund të vijë një fëmijë, njerëz të papërgjegjshëm që të fusin duart. Nëse dikush i vë flakën, kjo shpërthen, do helmojë gjithë zonën. Është dëm i madh ekologjik, ndaj shteti duhet ti japë zgjidhje këtij problemi. Edhe kjo punë që kemi bërë pas vendimit të gjykatës është një punë e zezë, nuk mund të rrimë, do ikim të kërkojmë punë tjetër dhe të mbajmë familjen. Por akoma më dramatike bëhet situata në Vlorë, ku fare pranë qendrës se qytetit ndodhen 10 ton lëndë djegëse e lënë në mëshirë të fatit. Timotheu Dhimola, inxhinier: Kam punuar 27 vjet këtu.Pas gushtit 2018 nuk ka asnjë njeri. Këtu ka lëndë djegëse, 10-12 ton lëndë djegëese solar. Është e rrezikshme.Ministria duhet të interesohet për këtë impiant që të vëjë në vijë dhe të shmangë çdo mundësi për zjarr. Një zjarrvënie në këtë objekt të rëndësisë së veçantë do të rezultonte fatale për Vlorën, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë preferon të qëndrojë indiferente. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot