Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, March 6, 2019

Hajdutët bëjnë namin në Librazhd/ Vjedhin lopët e fshatarëve të varfër: Më parë pinin qumësht tani do hanë bar!

Hajdutët janë shfaqur kohët e fundit në qytetin e Librazhdit, por kësaj radhe nuk janë argjendari apo biznese por ata kanë grabitur lopët e nje fshati në afërsi Përrenjasit në fshatin Skroskë. 

Vetëm dy ditë më parë katër prej familjeve të varfëra të kësaj zone janë detyruar ti drejtohen policisë për të denoncuar rastin edhe pse këta të fundit nuk shprehin interes kur bëhet fjalë për kësisoj vjedhjesh. 

Banorët e fshatit hedhin dyshimet e para, duke menduar se ata janë disa djem nga Elbasani. Ata si fillim kanë marrë disa bagëti të imta e më pas kanë rritur dozën deri tek ajo e një lope e cila ka një shumë të konsiderueshme parash. 

Banorët e fshatit Skroskë bëjnë apel për ndihmë pasi lopët e tyre po vidhen dita ditës dhe policia e Librazhdit fle gjumë pa reaguar.
I kujtojmë policisë së Librazhdit që hera e fundit që ata kanë arritur të finalizojnë dicka me sukses nuk mbahet mend, shpresojmë të thyejnë akullin duke kapur këta djem që po vjedhin familjet që mbahen nga qumështi i këtyre lopëve. 




No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot