Me 100 milionë ryshfet Joaquin "El Capo" Guzman korruptoi ish-presidenti e Meksikës, Enrique Peña Nieto sipas asaj që një dëshmitar qe dëshmoi në gjyqin e Baronit meksikan të drogës.
Alex Cifuentes, i cili ishte "dora e djathtë" e Guzman për dy vjet, ka folur për korrupsionin e dyshuar në gjykatë federale në Nju Jork të martën (15/1), ne prezencë te një prej avokatëve të Guzman.
Sipas gazetarëve të cilët ishin brënda në sallën e gjyqit ne Brooklyn, ish-presidenti Nieto kishte kërkuar 250 milionë para se të mbinin dakort në 100 milionë .
Cifuentes pretendoi se dorëzimi i parave ndodhi në Mexico City në tetor të vitit 2012 nga një mik i "El Capo."
Cifuentes kishte punuar si sekretar për dy vjet per Guzman i fshehur nga autoritetet me të në malet e Meksikës, sipas prokurorëve.
Ai u arrestua në Meksikë në 2013 dhe më pas u ekstradua në SHBA, ku u deklarua fajtor për trafikimin e drogës në një marrëveshje me prokurorët.
Kur u pyet nga autoritetet amerikane pohoi që Guzman organizoj ryshfetin,
Guzman akuzohet se fshihej pas kartelit Sinaloa, si furnizuesi më i madh i drogës në SHBA, sipas prokurorëve.
Peña Nieto ishte president i Meksikës nga dhjetori 2012 deri në nëntor 2018. Më parë ai mbajti postin e guvernatorit të shtetit meksikan.
Gjyqi i 61 vjecarit Guzman filloi në nëntorin e kaluar, pasi baroni i droges u ekstradua nga Meksika në SHBA për t'u përballur me gjyqin për trafikim të kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në vend, si udhëheqës i Sinaloa kartelit.
Post Top Ad
Your Ad Spot
Saturday, January 19, 2019
El Capo pagoi 100 milion dollarë ish-presidentin Meksikan
Tags
LAJME#
telegraf albania#
Share This
About Telegraf Albania News
telegraf albania
Tags
LAJME,
telegraf albania
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment