Si ndodhi ngjarja? Përse polici i cili vrau të riun nga Elbasani doli i pafajshëm, dhe ndërroi emrin duke u arratisur një herë e përgjithmonë në Rusi? Përse familjarët e Erionit nuk u njoftuan kurrë për vdekjen e tij? Çfarë gjyqi u bë në Greqi atëherë? A gënjyen efektivët grek të policisë në dëshmirë e tyre? Çfarë tregoi raporti mjeko-ligjor?
Këto janë pyetje që familja Qosja nga Elbasani i bëjnë gjithmonë vetes së tyre. Një plagë e cila nuk u mbyll kurrë. Babai i Erionit me të marrë vesh lajmin e rëndë, nxorri pasaportën për tu nisur në Greqi, por familjarë të tij u kujdesën për trupin e viktimës edhe pse endej lart e poshtë për plot 45-ditë nëpër morgje sepse ishte shënuar si një viktimë e paindentifikuar.
Çfarë ndodhi natën e vrasjes së Erion Qoses? (Ngjarja e treguar nga vëllai i viktimës.)
Ishte një ditë e zymtë ku Erioni do të ndërmerrte fatin e tij në dorë bashkë me moshatarët e tij. Do të kalonin në mënyrë ilegale kufirin e Greqisë së bashku me katër persona të tjerë (emrat e tyre do të publikohen në artikullin tjetër për arsye sigurie dhe privatësie). Asokohe ishte edhe tensioni i shpërthimit të vitit ‘97 ku shteti shqiptar kishte dalë nga kontrolli.
Erioni dhe moshatarët e tij gjejnë kontakt tek një shofer në Elbasan i cili merrej me transportin e personave si Erioni për ti dërguar në Greqi në mënyrë ilegale. Cdo gjë dukej e qetë... deri sa, para makinës së tyre shfaqet një makinë policie e cila do të ishte fatale.
Policia greke kishte informacion se këta persona ishin të armatosur, por në të vërtet arma e tyre ishte vetëm një trastë e mbushur me bukë thatë.
Postoblloku i policisë nuk funksionoi, pasi shoferi i automjetit e kaloi atë duke u përplasur më të. Me të kaluar postobllokun, policia greke mori masat për të qëlluar makinën tip jeep me armë. Edhe ashtu ndodhi... Efektivë të policisë qëlluan në mënyrë brutale, me breshëri, pa mëshirë deri sa një prej plumbave zë Erion Qosen në kokë, (afër veshit) më pas të tensionuar, Erioni teksa ishte i lyer me gjak, të katërt personat që gjendeshin në automjet largohen nga sytë këmbët për t'u fshehur nga frika e një ekzekutimi të mundshëm.
Ata u larguan në një pozicion që nuk dukeshin, por në rrezen e syve të tyre dukej qartazi makina, dhe brenda saj 14-vjeçari Erion Qosja. Teksa ai jepte shpirt, siç duket ata efeketivë nuk e kishin herën e parë që varrosnin persona për së gjalli. E nxjerrin Erionin nga makina dhe e fundosin në një kanal. Por, të alarmuar, forca të tjera të policisë u shtuan për kapjen e 4 persona të tjerë. Të shokuar dhe të plagosur ata u dorëzuan, vetëm shoferi i automjetit nuk ra në dorë të tyre, ai u largua dhe sot e kësaj ditë ai kurrë nuk është gjendur apo përmendur nga arkiva e policisë greke.
Cfarë do të ndodhte me Erionin dhe 3 shokët e tij?
Sigurisht Erioni kishte dhënë frymën e fundit, e ndërsa për shokët e tij do të jepej dënimi. Ajo që tregon një prej personave që ndodhej atë ditë me Erionin, sot shëndoshë e mirë, edhe jeton në Greqi, thotë se gjyqi i tyre është bërë në një sallë derrash.
Pas gjyqit të përbërë vetëm nga ushtarë dhe policë grekë ata u shoqëruan në Shqipëri.
Por kush do të mbante përgjegjësinë për vrasjen e Erionit, kjo u bë e madhe në Greqi. Persona të ndjeshëm dhe media të ndryshme shkruajtën për këtë cështje me tituj: Policia ekzekuton 14-vjeçarin shqiptar. Efektivi i policisë vret me plumb në kokë të riun shqiptar etj etj... Jo vetëm kaq, protesta në qytete të Greqisë po merrnin vëmendje, dhe polici i cili qëlloi në kokë Erionin u zbulua. Ai quhet Miltiadhis Andreoupolos, apo në greqisht μιλτιαδησ ανδρεοπουλος.
Përse shteti grek nuk u ndje? Çfarë organizuan ata për të dalë nga situata?
Të gjithë u njohën me të, vrasësin e pamëshirëm që vrau dhe plagosi 5 persona. Gjatë dëshmisë së tij Miltiadhis Andreoupoloi tha se kishte marrë informacion se ata ishin të dyshuar, kishin drogë dhe armë. Si i tillë ai organizoi një operacion i cili nuk shkoi siç pritej sepse në të nuk kishte as drogë e as armë, por vetëm ushqim për rrugën e cila pritej të ishte e gjatë, edhe pse për Erionin ishte fatale.
Ai shtoi më tej se në një distancë të madhe qëlloi në shenjë paralajmërimi për të ndalur automjetin, dhe sipas tij një prej plumbave ka bërë rikoshet duke e zënë në kokë të riun.
Por a do të ishte dakort raporti mjeko-ligjor me këtë dëshmi? Sigurisht që Erioni iu nënshtrua një kontrolli fizik për të kuptuar më mirë vdekjen e tij. Në raport doli se ai ishte qëlluar në një distancë fare të shkurtër. I frikësuar dhe i alarmuar, gjyqi për dënimin i tij u bë në një kohë fare të shkurtër, nga ku u shpall edhe i pafajshëm. Menjëherë pas pafajësisë ai largohet për në Rusi, së bashku me familjen duke ndërruar edhe emrin e tij.
Fill pas gjitha këtyre ngjarjeve, trupi i Erionit ngeli në morg, askush nuk u interesuar për të, përveç kushërinjve të tij. Nga ana tjetër familja e tij që asokohe jetonte dhe jeton në Elbasan me dhimbje të madhe në shpirt priste trupin e birit të tyre dhe në atë kohë lufte, viti 1997 në Shqipëri, gjërat për ta ishin akoma më të rënda.
Kushërinjtë e tij, njëri që kishte edhe lidhje të ngushta me Erionin e mori trupin e tij me ndihmën e qeverisë greke edhe e solli në Elbasan. Ndërkohë, ambasadorët, ministrat e brendshëm apo të jashtëm, apo edhe vetë Kryeministri i Shqipërisë nuk reaguan, por heshtën.
Sot pas vdekjes së ekstremistit grek Kostanitnos Kaçifa nga RENEA në Bulerat të Gjirokastrës një shtet i gjithë u ngrit në këmbë. Madje edhe pse ka një muaj pas vrasjes mamaja e këtij ekstremisti ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama se do ta vriste me këto duar. Por të lind pyetja, vallë për hakun e gjakun e Erion Qosjes i cili u vra në mënyrë barabare kush duhet të vritet?
Këto janë tema që ndonëse në pamje të parë të harruara, e ndoshta të mbyllura, por familjarët kërkojnë llogari për djalin e tyre. Institucione përkatëse, duhen të japin një përgjigje kësaj familje se cfarë ka ndodhur me vrasësin e famijës së tyre?
E pra, ky shkrim është për tu njohur pak me ngjarjen që kurrë nuk është përmendur, se çka ndodhur me këta persona, së shpejti do të jetë dhe me video për tu pasqyruar me fakte dhe të pathëna rreth vrasjes së Erion Qosjes.
Nuk ngelet gjë tjetër veçse të bashkohen copëzat bashkë për të parë realitetin e hidhur. Deri atëhërë nuk të ngelet gjë tjetër vetëm të shpërndash këtë shkrim për të kuptuar sa e sa shqiptarë janë vrarë e janë varrosur për së gjalli.
I paharruar qoftë kujtimi yt Erion!
No comments:
Post a Comment