Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash, ku së fundmi kemi parë që qytetarët janë ngritur edhe për çmimin e lartë të karburanteve si pasojë e taksave të larta që aplikon shteti mbi to.
Për këtë arsye, sot është njoftuar sërish protestë po për këtë kauzë, pra uljen e çmimit të naftës.
JOQ Albania ka kontaktuar me një nga personat pjesëmarrës në protestë, i cili na sqaroi me detaje se çfarë pritet të ndodhë sot në Tiranë.
Qytetari u shpreh:
Do fillojmë marshimin para orës 15 të ditës së sotme përreth unazës së vogël, ku çdo makinë do të ketë bllokazhin ndezur në shenjë proteste.
Ndërsa në orën 15:00 do të mbahet protesta në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, Tiranë, për uljen e çmimit të naftës dhe përgjysmim i taksave të naftës.
Nga Zogu i Zi ku do të qëndrojmë për disa momente do të nisim marshimin drejt qendrës së Tiranës.”
Sipas qytetarëve kjo është një kauzë që prek xhepat e të gjithë shqiptarëve dhe ulja e çmimit të karburanteve është një çështje emergjente.
Thirrja e tyre është:
No comments:
Post a Comment