E hëna e kësaj jave shënon edhe ditën e 13-të të qëndresës studentore, të cilët sot kanë paralajmëruar një protestë masive para Kryeministrisë.
Përveç studentëve nga universitetet e Tiranës, sot janë nisur drejt kryeqytetit edhe studentët nga rrethet dhe gjithçka pritet të kulmojë orët në vijim para godinës kryeministrore.
Rreth 200 studentë janë nisur të organizuar nga Elbasani, 100 studentë nga Shkodra, gjithashtu edhe nga Korça e Vlora megjithëse nuk ka një numër të saktë të tyre.
Ndërkohë studentët e Gjirokastrës do të mbështesin protestën studentore nga universiteti i tyre, pasi nuk kanë para për të udhëtuar drejt Tiranës.
Një student i Juridikut, tha për Neës24 se nëse edhe sot nuk ka një përgjigje atëherë do të merren masa përshkallëzuara.
Studenti tha:
Do qëndrojmë sot para Kryeministrisë për disa orë dhe nëse Rama nuk lëshon pe, as ne nuk do ta bëjmë.
Nëse nuk ka një deklaratë, ne do të ngujohemi në Universitetin e Politeknikut, më pas do të hyjmë edhe në grevë urie.”
Kujtojmë që dyert e fakulteteve në Tiranë sot janë mbyllur me dry ose me shirit dhe nuk është lejuar që të hyjë askush në to.
No comments:
Post a Comment