Pasi opozita hodhi akuzat, Balla doli në një konferencë dhe tha se Bejkon e njihte personalisht, por refuzoi t’i kishte ofruar mbështetje politike.
Por detaje të reja bëjnë me dije se deputeti socialist Taulant Balla ka qënë në makinë me Edmond Begon, në momentin e arrestimit të tij nga policia greke fundjavën që shkoi.
Burime të "SYRI.net" saktësojnë se Balla dhe Bego kanë qëndruar në Corfu Imperial Luxury, Grecotel dhe kanë qëndruar në dy vila të cilat kushtojnë nga 1.000 Euro nata.
Të njëjtat burime thanë se në momentin e arrestimit, të dy miqtë kanë qënë së bashku në makinë. Policia greke ka ekzekutuar mandatin ndërkombëtar ndaj Edmond Begos dhe ka lënë të lirë Taulant Ballën, i cili gëzon imunitet per shkak të statusit të deputetit dhe pasaportës diplomatike.
No comments:
Post a Comment