Për 100 metër tokë, një konflikt që vazhdon prej vitesh mes vëllezërve që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Një 39-vjeçar, babai i 4 fëmijëve është qëlluar me sëpatë nga kushëriri i tij, të cilit i kishin dhunuar babain. “Shteti të ndërhyjë”, ka thënë nga spitali për BalkanWeb, Sokol Lalaj që mbeti i plagosur gjatë konfliktit në Mallakastër.
Ai tregon gjithë ngjarjen dhe thotë se mollë sherri është bërë një sipërfaqe prej 100 metrash ku ka mbjellë ullinj por se nuk po e zgjidh dot në mënyrë ligjore.
Për pronën jeni konfliktuar?
Nuk çaj dot në Mallakastër se ka miq e ka shok. Vete plaku e përzënë, vete unë, ik atje ik këtu. Kemi një vit e ca që sorollatemi dhe për çfarë për tokën time, e sa është 100 metër tokë se mos janë hektarë por unë e kam mbjellë ullinj atë.
Jeni në proces gjyqësor?
Po në proces gjyqësor. Se unë pardje erdha nga Greqia, Fieri e ka rrëzuar nuk jam shumë i saktë. Unë jam emigrant në Greqi prej 20 vitesh. Kam 4 fëmijë, 3 vajza e një djalë. Dua ndihmë nga shteti. Kemi konflikte me tokat dhe vetëm shtetit të vijë direkt të ndajë tokat. Se në komunë e bashki nuk çan dot se ka njerëzit e tij.
Kush i ka tokat?
Ne jemi në konflikt me xhaxhain për punë tokash. Të vijë shteti, me gjithë polici e ministri ça janë të vijnë që mos të bëhet gjendja më keq se është.
Do merrni hak?
Jo, për t’u hakmarrë jo. Unë kam 4 fëmijë, nuk jam i tillë të hakmerrem. Dua në mënyrë ligjore.
Si ndodhi ngjarja?
Unë jetoj në Ballsh prej 10 vitesh, jam nga Çorrushi. Dje kishte bërë llafe plaku me xhaxhain për punën e tokave dhe më merr byrazeri në telefon më thotë ik bëj denoncimin se xhaxhai ka qëlluar babain. Bëra denoncimin tek policia, ika në shtëpi. Pas 5 minutash dola prapë dhe po prisja që të vinin ata nga fshati me gjithë policinë dhe thashë të rrija atje. Pastaj u nisa të dal lart, më vjen kushëriri shtizë me makinë. Djali i xhaxhait me sëpatë dhe filloi po më godiste, më ofendoi e më godiste. Në fillim filloi me bishtin e sëpatës pastaj nuk e di si e ktheu dhe më zuri në dy vende, këtu. Në moment i bie sëpata nga bishti dhe ia futi vrapit por policia ishte afër 10-20 metër.
Po ti e qëllove?
Unë nuk e qëllova, me një dorë mbrohesha, siç më goditi mbaja dorën se kullonte gjak. Ai iku se i doli sëpata nga bishti e i doli policia përpara. E futën brenda, mua më çuan në spitalin e Ballshit me makinë policie pastaj më sollën në Fier. Mi kanë qepur plagët.
Post Top Ad
Your Ad Spot
Saturday, August 25, 2018
U godit me sëpatë/ Babai i 4 fëmijëve rrëfen sherrin dhe momentet e tmerrit!
Tags
LAJME#
Sociale#
Share This
About Telegraf Albania News
Sociale
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment