Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, August 4, 2018

Shpella misterioze në Librazhd që po u kall datën të gjithëve

Disa kilometra larg qytetit të bukur të Librazhdit ndodhet një fshat i vogël i quajtur Gizavesh. Në pamje të parë të jep përshtypjen e një fshati historik, shtëpi karakteristike, njerëz bujar, por pikërisht në këtë fshat ndodhet një shpellë e vjetër, misterioze edhe shumë interesante.
Çfarë ka të veçantë kjo shpellë nga të gjitha shpellat e tjera?

Gojëdhëna e parë, për nga ka marrë dhe emrin është se: Shumë kohë më parë në këtë shpellë banonte edhe jetonte një plakë e moçme bashkë me vajzën e saj shumë të bukur. Në çdo mëngjes në çastin e lindjes se diellit, para hyrjes së shpellës është parë një vajzë shumë e bukur e cila krihte flokët e saj të gjata deri nën shpinë.

Nga bukuria e saj shumë djem të rinj hipnotizoheshin edhe hynin në shpellë që prej të cilës nuk dolën më kurrë duke u kthyer në gurë të veçantë që shkëlqejnë.

Ajo vajzë, përherë është parë pa asnjë rrobë në trup, e zhveshur krejt lakuriq. Edhe sot e kësaj dite në këtë shpellë ky rit vazhdon akoma, sapo dielli të lindë vajza e bukur josh çdo djalë të fshatit duke e futur në shpellë për të mos dal që aty kurrë”.

Sipas legjendës thuhet që: Çdo njeri që hynte në shpellë kthehej në gurë të veçantë që shkëlqenin nën rrezet e diellit. Si i tregojnë banorët aventurat e tyre të frikshme brenda në shpellë. Ekziston me të vërtetë një rit që ndodh gjithmonë një herë në 12 muaj gurët shkëlqejnë duke i dhënë shpellës një ndriçim total rreth 15 kilometrash?

Çfarë ka ndodhur me disa djem para disa vitesh në këtë shpellë?

Një banor tregon: Shumë vite më parë, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër në fakt të gjithë ashtu ishim. Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit që të mos shkonim tek kjo shpellë pasi ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të hyje. Kurioziteti na shtyu edhe hymë brenda, kishim elekrikë, gurët shkëlqenin gjithandej sikur ishin diamantë. Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri paniku.

Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë duke ulëritur, ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte shumë hyrje edhe nënkalime.

Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë, na kujtohej legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervoz. Ajo natë ka qenë nata më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si me magji por ju garantoj se është një mrekulli e natyrës nese do të kishe fatin ta shikoje me sytë e tu me të vërtetë mahnitëse, falë zotit një bari po pinte ujë pranë burimit që gjendet prarë shpellës edhe ai na shpëtoi. Sapo na nxori nga shpella ai u zhduk si me magji, u çuditëm të gjithë por kjo ishte një e mirë mes të keqijave.

Shkuam në shtëpi edhe kurrë nuk kemi hyrë më brenda në atë shpellë.”

Dikur kjo shpellë më parë mendohet se lidhte dy fshatra të rëndësishëm Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore. Në hyrje të saj ndodhet një burim uji i cili të mpinë dhëmbët kur e provon, një mrekulli e vërtetë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot