Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 3, 2018

Qytetarët sulmojnë Ramën: "Rrit rrogat o zotëri, njerëzit vdesin për bukë, ndërsa ti jeton në vilë 3 milionë €"

Kryeministri Edi Rama ashtu si çdo mëngjes edhe sot ka vijuar me propagandën në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes,  dhe me këto pamje nga hapësirat e transformuara në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ku qytetarët dhe bizneset sot përfitojnë shërbime shumë herë më të shpejta e cilësore se vetëm pak vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale, krahas videos.


Por, sipas qytetarëve, komentet e disa prej të cilëve shpëtojnë pa u fshirë, kjo propagandë në rrjetet sociale, është budallëk, derisa varfëria është ulur këmbëkryq në shtëpitë e qytetarëve.

Sipas një qytetari, njerëzit po vdesin për bukë dhe një situatë e tillë, ndodh vetëm në vendet më të korruptuara.

“Rrit rrogat o zotëri mos na nxirr budalliqe këtu se le nam. Njerëzit s’kanë buk të hanë dhe po ikin nga sytë këmbët. Pleqve iu rrit pensionet me 2 mijë lekë të vjetra, që është për turp të zotit. Ku është parë ndonjëherë, përveçse në vendet më të korruptuara që njerëzit të vdesin për bukë, ndërsa kryeministri të jetojë në vilë me vlerë 3 ml €”, ka shkruar një qytetar.



Ndërsa të tjerë i kanë kujtuar kryeministrit shërbimin skandaloz në pikat kufitare dhe radhët e gjata.

“Shumë mirë këto.. po radhët e gjata në Kakavijë, nuk bëtë një foto”, apo “Këta policët tanë bëjnë 1 orë për të kontrolluar 1 pasaportë”.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot