LIBRAZHD – Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd. Incidenti ndodhi në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd.

Mjeti tip “Nissan” me targa HMB 2789, me drejtues shtetasin L.R., 41 vjeç, banuese në lagjen “5 Maji” Elbasan, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët( bashkëshortja dhe djali) shtetasit F.R., 41 vjeçe dhe fëmija O.R., 7 vjeç banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan.

Të dëmtuarit u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Prrenjasit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
No comments:
Post a Comment