Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, July 25, 2018

Zemërimi i Zotit s’ka të sosur në Greqi, një tjetër vatër zjarri po bëhet alarmante

Pak pasi flakët në rajonin e Atikës u vunë nën kontroll, Greqia është tronditur ditën e sotme nga një tjetër zjarr i fuqishëm.
Mediat vendase raportojnë se një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në ishullin e Rodosit, pranë parkut arkeologjik të Monte Smith, i njohur ndryshe si ‘Akropolili i Rodosit’.
Era e fortë favorizoi përhapjen me shpejtësi të flakëve, duke bërë që qendra e qytetit të mbulohet nga tymi, ndërkohë që banorët janë evakuuar me shpjetësi.
Ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit, në mënyrë që mos të përsëritet fatkeqësia e Atikës.
Greqia përcëllohet nga dhjetëra vatra zjarri pothuajse çdo verë dhe në shumicën e rasteve, autoritetet kanë ndërhyrë në kohë rekord, për të zbrapsur flakët nga zonat e banuara.
Mati, një nga qytetet bregdetare më të bukura në Atikë, duket se është fshirë totalisht nga harta ditë e djeshme.
Mediat greke shkruajnë se në zonë nuk ka mbetur asnjë ndërtesë e padëmtuar, apo një pemë e gjelbëruar.
Qyteza u përcëllua nga flakët, ndërkohë që dhjetëra banorë u dogjën nga zjarri ose u mbytën në det.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot