Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, July 31, 2018

Rama e inaguroi në qershor/ Rrugës në Elbasan i mbin misri në gropa

Shumë inaugurimeve të pompuara nga qeveria u bie shpejt manteli i fasadës.

I tillë është edhe rasti i një rruge në fshatin Tregan të Elbasanit, ku brenda 2 muajsh përurim nga Kryeministri Rama, sot betoni gjendet i çarë mu në mes të rrugës.

E gjithë ironia qëndron që Shqipëria ka tarifën më të lartë për një kilometër rrugë të shtruar me PPP, plot 16.2 milionë euro, por realiteti ta do që asfaltimi është i fundit për nga cilësia.

Sikur të mos mjaftonte që shumë rrugë janë akoma të paasfaltuara në vendin tonë, fatkeqësisht edhe ato të shtruarat janë përtokë.
Një qytetar ka shkruar:

"Përshëndetje! Doja t’ju tregoja se në çfarë gjendjeje është tani rruga në fshatin Tregan të Elbasanit, e cila as tre muaj nuk i ka që është përuruar. Kur rruga përfundoi Rama erdhi dhe i boni video me dron, të cilën e ka postuar edhe në faqen e tij.”
Mund të shihni në foto se si punimet janë jashtë standardeve.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot