Këtë e ka bërë Kirsty Wimberly, 32 vjeçare, e cila për vite me radhë e ka fshehur këmbën e saj “të shëmtuar” me pantallona.
Ajo ishte e turpëruar nga këmba e saj e djathtë, pasi ajo ka ndaluar së rrituri në ritëm të njejtë si këmba e saj e majtë.
Kur ishte gjashtë vjeçare, ajo u diagnostifikua me një tumor të rrallë në kurriz, të quajtur ‘astrocytoma”.
Nervat që e lidhin boshtin e saj kurrizor me kombën e saj të djathtë janë dëmtuar gjatë operacionit për të hequr tumorin dhe kjo e ka lënë këmbën e saj më të shkurtër për 5 centimetra.
Në total, ajo ka bërë 19 operacione duke u munduar ta zgjasë këmbën.
Kirsty është quajtur me emra të ndryshëm nga shokët e shoqet e klasës dhe u bë e obsesionuar për të fshehur aftësinë e saj ‘të kufizuar’.
Sidoqoftë, në vitin 2017 Kirsty ka vendosur të amputojë këmbën dhe gjithë jeta e saj ndryshoi.
Ajo tani po e shfaqë këmbën e saj prostetike e teknologjisë së lartë, me shumë vetëbesim.
“Më në fund, marrja e vendimit për ta prerë këmbën ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Ma ka ndryshuar gjithë vetëbesimin. Jam shumë krenare për këtë dhe falënderuese për jetën e re që më ka dhënë”, ka thënë Kirsty.
Këmba e re prostetike ka gjurin me mikro-procesorë që gjithashtu mund të manovrohet me telefonin e saj të mençur, që mund ta ndërojë gjendjen e këmbës për aktivitete si vrapim ose tenis.
Post Top Ad
Your Ad Spot
Tuesday, July 24, 2018
Kjo është gruaja që ka prerë këmbën vetëm se nuk i pëlqente
Tags
Sociale#
Share This
About Telegraf Albania News
Sociale
Tags
Sociale
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment